ATHINË, 20 maj /ATSH-ANSA/ - Nikos Filis, zëdhënës i partisë në pushtet, SYRIZA, përsëriti sot deklaratën e djeshme të tij, sipas së cilës qeveria greke nuk ishte në gjendje të paguante këstin e radhës FMN-së, që duhet të ndodhë deri më 5 qershor.
"Filis dha sot një intervistë në televizionin ANT1 dhe deklaroi se nuk ka fonde për këstin e radhës për FMN-në, që është jashtëzakonisht i madh", njoftoi gazeta greke "To Vima" online.
"Përfaqësuesi i SYRIZA-s shtoi se asnjë vend tjetër nuk ishte në gjendje të shlyente borxhet nga buxheti i tij dhe se një debat për ristrukturimin e borxhit ishte i domosdoshëm", shtoi ajo.
"Qeveria do të paguajë rrogat, pensionet dhe asistencat dhe nuk do t'u japë asnjë para' kreditorëve", shtoi ai./ a.jor.