Athinë, Manastirliu takon bamirësen e njohur: Trajtim falas për fëmijët shqiptarë

Athinë, Manastirliu takon bamirësen e njohur: Trajtim falas për fëmijët shqiptarë

Ministrja Ogerta Manastiriliu me bamirësen e njohur

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, pati një takim të veçantë me bamirësen e njohur, presidenten e fondacionit “Elpida” znj. Marianna V. Vardinoyanis, gjatë vizitës që zhvilloi në Athinë.

“Kujtoj fare mirë ditën kur 3 vite më parë ju takova në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” në Tiranë, ku me bujarinë e pashoqe që ju keni, ndihmuat për trajtimin falas një fëmijë shqiptar me sëmundje malinje gjaku. Më vjen mirë që sot takohemi për të zyrtarizuar këtë bashkëpunim”, tha ministrja Manastirliu.

Znj. Vardinoyanis shprehu angazhimin maksimal për të mbështetur fëmijët shqiptarë që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar, deri në transpalntin e palcës, për të cilët garantoi se do të trajtohen pa pagesë në spitalin Aghia Sofia në Athinë.

“Unë kam lidhje të forta me shqiptarët, një pjesë e të afërmve të mi të vendosur në rrethinat e Gjirokastrës flasin shqip dhe kjo është një arsye më shumë që më gëzon ky takim dhe ky bashkëpunim. Është me rëndësi të përcjellim mesazhin te familjet këtej dhe andej kufirit se ka shpresë për trajtimin e fëmijëve me kancer që kanë nevojë për transplant të palcës apo trajtim të specializuar”, u shpreh znj. Vardinoyanis.

Në takim merrnin pjesë edhe shefja e shërbimit të repartit të Onlo-Hematologjisë në Pediatrinë e QSUT dr. Anila Godo si dhe nëndrejtoresha e QSUT dr. Mirela Hasanaj.

Spitalet Aghia Sofia dhe QSUT do të kenë një bashkëpunim në disa fusha, si trajnimi i mjekëve shqiptarë dhe shkëmbimi i përvojave mes dy palëve, por mbi të gjitha do të mundësohet që 6 fëmijë shqiptarë në vit, që kanë nevojë për transplant palce ose trajtim të specializuar, të trajtohen falas në spitalin Aghia Sofia në Athinë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve

Fatos Çoçoli: Viti i pagave dhe pensioneve