Besimtarë dhe turistë në Hajmel në Bashkinë Vau i Dejës, po presin pasditen e sotme në radhë për shfaqjen e Betlehemit.
Në pamjet e siguruara nga Report Tv shihet se besimtarët janë në radhë për të pritur që të shohin këtë shfaqje.
‘Nuk kam hy ende. Edhe pse kam ardh që në 4. Po është shumë lezetshëm që ruhet radha me durim nga të gjithë’, tha një besimtarë.
Më 25 dhetor Hajmeli u shndërrua në destinacionin kryesor të Krishtlindjes. Mijëra vizitorë nga e gjithë Shqipëria, Kosova dhe më gjerë, vërshuan drejt fshati katolik për të përjetuar nga afër emocionet e “Betlehemit të Gjallë”, një shfaqje unike që tashmë është kthyer në traditë.
Komente










