Përgjimet/ Rama: Vangjush Dako i lirë të hetohet! Dosja 339 e mbajtur në sirtar për shantazh

Përgjimet/ Rama: Vangjush Dako i lirë të hetohet! Dosja 339 e mbajtur në sirtar për shantazh

Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë lidhur me përgjimet e publikuara nga gazeta gjermane 'Bild' një ditë pas vizitës së liderit demokrat Lulzim Basha në Berlin.

Nga studio e ''Real Story'' kreu i qeverisë deklaroi se dosja 339 është mbajtur në sirtar për shantazh, duke shtuar se Vangjush Dako tashmë është njeri i lirë dhe mund të hetohet deri në fund.

Rama e konsideron absurd urdhrin e prokurorisë së Krimeve të Rënda për të ndaluar mediat në publikimin e përgjimeve.

"Është një urdhër absurd i prokurorisë për të ndaluar mediat që të publikojnë përgjimet. Absurd! Nuk e di nëse i referohet ndonjë ligji të shkruar, por është i gabuar.  Mediat janë të lira.  Fjala vjen Wikiliks, tronditi gjithë labirinthin e komunikimeve diplomatike amerikane por nuk di të jep hapur ndonjë proces gjyqësor për gazetat. Mediat janë lajmësi.

Për sa i përket çështjes, unë them që çështja ka disa aspekte. Kam neveri nga përgjimet, jo nga përdorimi i përgjimeve sepse janë shumë të rrezikshme në aspektin e devijimit nga e vërteta sepse mund të nxirren nga e vërteta. Ka një aspekt edhe moral. Jemi në kushtet kur kryetari i bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat. Është një person i lirë që duhet të përgjigjet deri në fund. Përgjimet nuk janë prova, janë indice. Shikoj që ka një shëmti dhe më vjen për të vjellë kur dëgjoj biseda të caktuara. 

Ajo që është me rëndësi është se sa këto janë muhabete të materializuara me fakte dhe muhabete të njerëzve që bëjnë sikur zgjidhin çështjet në planet.  Aspekti ligjor është një katastrofë nga pikëpamja e menaxhimit të këtij procesi. Është përgjegjësi e prokurorëve të ruajnë përgjimet.

Gjithë këta njerëz që i përkasin botës së krimit janë në burg. sa i përket aspektit politik ka diçka që askush nuk e thotë, por është diçka më problematikë…sepse unë besoj që kjo është një dosje e mbajtur në sirtar për shantazh politik dhe që lidhet me atë që unë e kam quajtur tërmeti i reformës në drejtësi në proces. Këto copa materiale merren dhe nxirren që të ekspozohen në një gazetë me tirazh shumë të madh në Gjermani, duke sulmuar dy gjëra, e para duke i dhënë një kornizë të një zbulimi gjerman për të sugjestionuar shqiptarët këtu. 

Nga ana tjetër kjo ekspozohet në momentin kur ne presim nga Gjermania dhe vendet e tjera të marrim një dritë jeshile për negociatat.  Natyrisht ky është një ushqim që helmon gjakun e shumë njerëzve këtu. Kjo ka qenë një vendimmarrje në bashkëpunim me Vangjushin që i erdhi shpirti në majë të hundës për gjithë këtë situatë.  Kemi bërë një vlerësim të të gjitha gjërave dhe vetë ai e ka pasur edhe këtë shqetësim sepse u bë tabelë qitje për diçka sipas tij është inskenim mbi bazë muhabetesh.  Ka lidhje me një proces fushate në një zonë të caktuar ku këta njerëz që sot janë prapa hekurave kanë qenë historikisht në shërbim të Partisë Demokratike", deklaroi Rama.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ERP: 07/06/2019 04:01

    Pse nuk e cojne perpara hetimin por vetem nxjerrin copeza bisedash ne media, dhe mbi te gjitha koha kur nxirren eshte ceshtje e kurdisur.

    Përgjigju
  • Emigrant usa: 07/06/2019 02:10

    VAZHDON PAFTYRESIA MOHIMI I GJITHCKAJE REALE SI PO I SHPETON TAHIRI ASHTU DO SHPETOJE DHE DAKO PRANDAJ RAMA DUHET SHKELUR ME KEMBE

    Përgjigju
  • Berti: 06/06/2019 23:59

    E shkateruat hetimin dhe Dako nuk mund te denohet dhe hetohet me mbi keto indicie qe cojne ne prova. Bravo, keshtu ju do partia. Tani ne 30 qershor qe eshte date zgjedhjesh lironi nga akuzwt dhe Saimir Tahirin se atehere ja caktuat gjyqin. Turp dhe krim te mos i dorezosh drejtesise pergjegjesit e ketij llumi qe ka mbytur popullin keto 30 vjet. Perfundimidht ti, Basha dhe Berisha bashkepunoni nen rrogoz.

    Përgjigju
    • Patrioti USA.: 07/06/2019 03:38

      Urime zoti Rama, per qendrimet koseguente, ndaj problemeve aktuale, sidomos, per qendrimin dashamires, kushtetus per zgjidhjen ekrizes te shkaktuar nga opozita e bashkuar. Vlen per tju falnderuar edhe per qendrimin kushtus ndaj zgjedhjeve te 30 Qershorit, qe slat gje pa bere, ne inters t demokracis, kushtetutes, qe opozita te braktiste rrugen e gabuar dhe ti kethehej parlamentit dhe me pas pjesmarjes ne zgjedhjet e 30 Qershorit, por sja duallt dote, sepse qellimi i tyre eshte ; kethimi i SHqiperis ne trazirat e 97, 98., marja ee pushtetit dhe sabotimi i rreformes ne dejtesi, ga e cila kane frike si shejtani , nga thimjani. Nga Amerika , u bejme thirje bashkeatdhetareve tane, te mos degjojne borit e prishura te Berishes, Bashes, Monikes, Vasil;it dhe disa cakenjeve te tjere, qe kerkojne te nxisin dhunen, trazirat, pse jo dhe perplasjen fizike, apo prishjen e zgjedhjeve. Le ta provojne te pengojne qytetaret per te mos votuar, te bejne peresjone eshantazhe, apo te prishin nonkje qender votimi, ta shikojne se sa u vlen lekura. Jemi ne shekullin e 21, antar te NATOS, me nje mbeshtetje nga gjithe kancelarit perendimore, per te hur ne zgjedhje, dhe mos ndryshuar diten e zgjedhjeve. Enda ka kohe per nonje marveshje dhe zgjidhje politike , pa kushte,nga te dyja palet. Rendesi ka, te fitoi demokracia, shqiptaret dhe SHqiperia.

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale