Auditimi në bashkinë e Tiranës, PD kërkon informacion: Detaje për marrëveshjet për ‘rritjen e transparencës’

Auditimi në bashkinë e Tiranës, PD kërkon informacion: Detaje për marrëveshjet për ‘rritjen e transparencës’

Partia Demokratike i është drejtuar me dy shkresa kryetares së Këshillit Bashkiak të Tiranës Romina Kuko, lidhur me auditimet e bëra në bashki.

Në shkresën që mban firmën e dy këshilltarëve bashkiakë të opozitës Dorian Telitit dhe Xhonatan Pano kërkohen gjetjet e auditimit financiar dhe performancës në Bashkinë e Tiranës si dhe auditimit të projekteve të mëdha infrastrukturore e zhvillimore.

Po ashtu opozitarët kërkojnë edhe informacion mbi 2 marrëveshjet e firmosura për rritjen e transparencës me dy kompani britanike e gjermane.

Një kompani britanike e mirëqeverisjes dhe një gjermane për certifikimin ISO do të ndihmojën Bashkinë e Tiranë për të futur në sitë çdo vendimmarrje në funksion të tranparencës. Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj njoftoi se nga 1 gushti kompania britanike ka nisur punën, ndërsa tha se kjo erdhi edhe si domosdoshmëri pas ‘krizës së vogël’ siç e quajti ai pasi disa prej ish drejtorëve u arrestuan nga SPAK.

PDF/ Lexo të plotë kërkesën për informacion të PD

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Media britanike ‘The Times’: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut

Media britanike ‘The Times’: Shqipëria, destinacioni i pazbuluar i Mesdheut