Edhe pse jo shumë aktive në rrjete sociale, me afrimin e zgjedhjeve të 25 prillit është 'zgjuar' edhe interesi i Aurela Bashës, gruas së kryedemokratit Basha, të rrisë aktivitetin e saj në Instagram, ku prej javës poston foto apo video të Lulim Bashës herë duke i lexuar përralla vajzave e herë si bashkëshort shembullor që gatuar për familjen e tij.

Në postime nuk kanë mungua as foto nga kujtime të shumë viteve më parë të Lulzim Bashës dhe Aurela Bashës dhe sot ajo ka postuar një foto nga kujtime e para shumë viteve.

“Si zakonisht ditën e enjte, një foto kujtimesh të para shumë viteve me Lulzim Bashën”, shkruan ajo

Me këto postime që janë shtuar kohët e fundit duket se edhe Aurela Basha është përfshirë në ethet e fushatë edhe pse e bën atë në një mënyrë më delikate, duke nxjerrë në pah dhe forcuar imazhin e  Bashës si një familjar, baba i dashur e bashkëshort shembullor.

Postimi i Aurela Bashës