Aurela Gaçe përmbush amanetin e Dr Florit, “Mik ia dolëm”!

Aurela Gaçe përmbush amanetin e Dr Florit, “Mik ia dolëm”!

Aurela Gaçe

Këngëtarja Aurela Gaçe nëpërmjet një postimi shkruan "mik ia dolëm" fjalë të cilat i drejtohen mikut të saj të ndjerë Dr Florit, i cili prej disa vitesh nuk jeton më.

Ajo ka arritur të përmbushë amanetin e mikut të saj i cili dëshironte që në klubet shqiptare të dëgjohej muzikë shqiptare. Aurela ka postuar një video ku të rinjtë shihen duke kërcyer nën ritmet e muzikes shqip. Ajo në postimin e saj shkruan:

“Dr Flori, mik, I ja dolem.
Perpara se te largoheshe nga kjo jete, me the se ne te dy kishim nje detyre.
Ne nje bisede tonen me the se – ” Ne, duhet te fusim muziken Shqip ne clube , e kemi detyre ” !
.
-Po pse ? Eshte kenga Shqip- te thashe . – Jo jo, akoma nuk eshte – keshtu m’u pergjigje…
e une eshte hera e pare qe e them kete per publikun, pasi me dukej se akoma se kisha kryer detyren.
Ti kishe nje peng te madh.
Si ka mundesi me thoshe qe publiku kenget tona I do, por neper clube si vendosin kurre? ( sepse te mos harrojme, trende te ndryshme kane kaluar, e cdo gje mund te luhej pervecse Shqip) …
Koha ndryshoi, filluan te ftohen artistet Shqiptare neper clube…por prape, ti Flor me the se akoma, akoma nuk jemi ku duhet.
Mbas disa javesh te kesaj bisede, papritur ne, familja, miqte, publiku, nuk te patem më mes nesh. Fizikisht. Po . Vetem fizikisht.
Kjo kenge u kendua mbreme e cdo here Flor, eshte kenga Boom Boom, ku nderthurrem modernen me folkun, cifteline e tupanat e muzikes sone te bukur te Veriut.
E kendoj e ne fakt Flor, sa here shoh gezimin e njerzve ne sy e duart lart duke kercyer me ritmin e Shqipes, me duket sikur pak nga pak po e kryej detyren qe I dhe vetes edhe mua. Po e kryejme bashke, ti me muziken, vargjet ,idete e tua”-ka shkruar Aurela në postimin e saj.

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Hije dyshimi mbi provimin e Magjistraturës, në listën fituese shtohen 42 kandidatë për gjyqtarë e prokurorë

Hije dyshimi mbi provimin e Magjistraturës, në listën fituese shtohen 42 kandidatë për gjyqtarë e prokurorë