Australi, Panariti fton Carr të
investojë në ekonominë shqiptare

Australi, Panariti fton Carr të <br />investojë në ekonominë shqiptare
AUSTRALI - Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Australi, e para e një anëtari të qeverisë shqiptare në këtë vend, ministri i Jashtëm, Edmond Panariti, u prit nga ministri i Jashtëm australian, Senatori Bob Carr.

Ministri Panariti theksoi se politika e jashtme e qeverisë shqiptare nuk është e kufizuar vetëm në çështjet rajonale dhe evropiane, por ajo ka si objektiv forcimin e marrëdhënieve me të gjitha vendet e botës, ku Australia, pavarësisht largësisë gjeografike, konsiderohet si një vend me të cilin ekziston një potencial i gjerë bashkëpunimi politik dhe ekonomik.

Në kuadër të bashkëpunimit ekonomik, Ministri Panariti i konsideroi sektorët e energjetikës, minierave, infrastrukturës dhe turizmit, si fusha me interes për bashkëpunim mes dy vendeve dhe me këtë rast e ftoi komunitetin australian të biznesit që të investojë në këta sektorë të ekonomisë shqiptare dhe të marrë pjesë në procesin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore.

Gjithashtu, Ministri Panariti vlerësoi rolin pozitiv që ka luajtur Australia në njohjen e Shtetit të Kosovës dhe kërkoi lobimin e diplomacisë australiane te vendet që ende nuk e kanë njohur Kosovën.

Nga ana e tij, Ministri Carr, vlerësoi rolin që luan Shqipëria si faktor stabiliteti rajonal. Duke u ndalur në bashkëpunimin ekonomik, ai theksoi vullnetin e qeverisë për të zgjeruar projektet dhe investimet australiane në shumë sektorë të ekonomisë shqiptare si dhe për të nxitur fluksin e shkëmbimeve tregtare.

(Gre.M/Shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia

Analiza e VOA: Demokracia në provë në Evropën Lindore mes akuzave për ndërhyrje nga Rusia