/ATSH-ANSA/ - Partia e ekstremit të djathtë austriak, FPOE, e ish-liderit karizmatik, Joerg Haider, kryeson sondazhet dhe në rast zgjedhjesh, koalicioni qeveritar mes socialdemokratëve (SPOE) dhe populistëve (OEVP) nuk do të kishte më maxhorancën, doli nga një sondazh i institutit "Market", i publikuar në të përdishmen "Der Standard".
Sipas sondaxhit, FPOE merr 28 për qind të votave të austriakëve nëse zgjedhjet bëhen tani, në ndërkohë që SPOE dhe OEVP marrin të dyja bashkë 23 për qind dhe nuk krijojnë dot maxhorancën për të qeverisur.
Ky sondazh u krye pas zgjedhjeve rajonale të së dielës në Stiria dhe Burgenland, ku SPOE dhe OEVP humbën ndjeshëm dhe FPOE arriti rezultat historik pozitiv.
Sipas një tjetër sondazhi në të përjavshmen "Profil", 39 për qind e austriakëve përkrahin pjesëmarrjen e FPOE-s në një qeveri federale.
Pjesëmarrja e fundit e FPOE-s në një qeveri ka qenë në vitin 2000, që i kushtoi Austrisë sanksione nga Bashkimi Evropian.
Lideri i saj, Haider, vdiq në një aksident rrugor në vitin 2008./
/Shqiptarja.com