“Autoambulanca rozë”, mamografi dhe papteste falas nga mjekë turq dhe shqiptarë/VIDEO

“Autoambulanca rozë”, mamografi dhe papteste falas nga mjekë turq dhe shqiptarë/VIDEO

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu në javën e shëndetit

Në javën e shëndetit, “autoambulanca rozë” që ka rrugëtuar nga Turqia në Shqipëri, do të ofrojë për 3 ditë shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas për gratë nga mjekë turq dhe shqiptarë.

Në ceremoninë e çeljes së kësaj nisme ishin të pranishëm Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe zv/Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Ahmet Baha Ogutken.

Jemi në javën e shëndetit e cila kulmon me 7 Prill, në ditën Ndërkombëtare të Shëndetit, ndaj dua ta shfrytëzoj këtë mundësi për të rikthyer edhe një herë vëmendjen te rëndësia që ka parandalimi i hershëm i sëmundjeve, posaçërisht sëmundjeve tumorale sepse shpëton jetë! Ndaj dua të bëj një ftesë për të gjitha gratë që të mos e neglizhojnë kontrollin për kancerin e gjirit dhe kancerin cervikal, që për fat të keq, janë shkaktarët kryesorë të vdekjeve nga kanceri te gratë në Shqipëri. 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu

 


(“Autoambulanca rozë” do të qëndrojë nga data 3-5 Prill në sheshin Skendërbej)

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ndal gjithashtu edhe te zgjerimi i programeve parandaluese të ofrimit të shërbimit në komunitet, aty ku janë nevojat, përmes mamografëve të lëvizshshëm në të gjithë vendin.

Vetëm në muajt e parë të këtij viti u kryen rreth 900 mamogafi, ndërsa në vit realizohen rreth 5 mijë mamografi falas përmes mamografëve të lëvizshëm në të gjithë Shqipërinë. Nga ana tjetër ne po fuqizojmë spitalet rajonale me aparaturat e nevojshme për ofrimin e shërbimit aty ku janë nevojat. Pesë mamografi të reja do të instalohen këtë vit në spitalet rajonale Durrës, Kukës, Vlorë, Dibër dhe Gjirokastër.

 Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu.

Në këtë javë, Qeveria turke po mbështet Ministrinë e Shëndetësisë së Shqipërisë me dy nisma dhe programe të rëndësishme, siç është “autoambulanca rozë” dhe trajnimi i mjekëve dhe infermierëve për urgjencën mjekësore.

Zv/Ministri i Shëndetësisë së Turqisë, Ogukten deklaroi se shërbimi do të ofrohet falas për të ndihmuar gratë shqiptare për parandalimin e hershëm të sëmundjeve tumorale.

Shpresojmë që të gjitha gratë të rezultojnë të shëndetshme nga këto ekzaminime, por nëse do të ketë gra që do të kenë probleme që lidhen me tumoret, ne do të garantojmë kurimin e një pjese prej tyre në klinikat tona në Turqi.

Zv/Ministri i Shëndetësisë së Turqisë Ahmet Baha Ogutken

“Autoambulanca rozë” do të qëndrojë nga data 3-5 Prill në sheshin Skendërbej, nga ora 09.00-18.00 për të ofruar shërbimin e mamografisë dhe paptestit falas për gratë.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës

FOTOLAJM/ Kryetari i Kuvendit të Kosovës bëhet baba për herë të tretë, zbulon emrin e veçantë të vajzës