/ATSH-AFP/ - Autoritet turke arrestuan 14 rusë, mes të cilëve një studente në Universitetin e Moskës, të cilët po tentonin të hynin në Siri, theksoi sot ambasada ruse në Ankara, cituar nga agjencia publike ruse "Ria-Novosti".
"Varvara Karaoulova, një studente 19 vjeçe, arrestimi i të cilës në Kilis, një pikë kalimi e detyrueshme për të gjithë personat, veçanërisht xhihadistët, e cila dëshironte të shkonte në Siri, ishte njoftuar tashmë që në mëngjes, u arrestua me një grup prej 13 shtetasish të tjerë rusë", theksoi zëdhënësi i ambasadës, Igor Mitiakov, cituar nga agjencia e lajmeve.
Policia turke arrestoi gjithashtu edhe katër shtetas azerbaxhanas që bënin pjesë në të njëjtin grup, sipas një burimi brenda forcave të sigurisë lokale, cituar nga stacioni informativ rusLifenews.ru, njohur për lidhjet me shërbimet sekrete ruse./