Një aventurë për Kupën e Botës së Brazilit është e pranueshme nga çdo fans, por ky hollandez ka arritur të bëjë 21,000 kilomentra me makinën e tij të quajtur ‘Nellie’ dhe duket se është ndër të parët që ka mbërritur në kohë.

53-vjeçari Ben Oude Kamphuis udhëtoi në kufirin e veriut të Brazilit që prej muajit maj me chevroletën e tij origjinale të vitit 1955, pas një udhëtimi 5 mujor që nisi nga San Francisko.
Gjatë aventurës së tij, i është dashur të kalojë shkretëtira, malet dhe pyjet e mbi 12 shteteve për të arritur në destinacionin e vendit mikpritës së Kupës së Botës. Ai tregon se edhe vetë mezi e beson që ja ka dalë mbanë, megjithatë shprehet se është i lumtur që futbolli po thyen barrierat dhe po bashkon njerëz të kulturave dhe vendeve të ndryshme.
 
“Shpirti i futbollit është kaq i fuqishëm sa mendoj se të gjithë sëbashku janë këtu pa diferenca dhe kjo e bën bashkjetesën mes të gjithëve më të mirë. Është një top, një gol i vetëm ai që bashkon mijëra njerëz njëherësh duke i dhënë fund racizmit dhe diskriminimit midis rracave të ndryshme”, është shprehur Oude ndërsa ishte i rrethuar nga fëmijë dhe njerëz të habitur me veshjen e tij prej tifozi të “çmendur”.
 
Jo vetëm burri i veshur me portokalli por dhe makina e tij Chevro tërhoqën vëmendjen e shumicës së njerëzve përreth. Ai shpjegon sesi fëmijët e qendrës ku punon e kanë ndihmuar për ta lyer dhe dekoruar me flamuj, topa dhe duar dhe shprehet se e vlerëson “Nellie”-n si një vajzë speciale të tij duke treguar sesi e ka modifikuar ndër vite, me ngjyra dhe dizenjo të ndryshme.
 
Ndonëse ai ka ndjekur të gjitha ndeshjet finale ku ka luajtur skuadra e tij e zemrën ai rrëfen se asnjëherë nuk ka blerë asnjë biletë për të parë ndeshjet në stadium, madje as për ndeshjet që do të luhen në brazil, duke u shprehur se i mjafton fakti që ndodhet aty mes të gjithë tifozeve dhe skuadrave të tjera, dhe se përsa i përket atij, ai e ka fituar me veten Kupën e Botës.
Oude Kamphuis ka jetuar për të pesë muajt e udhëtimit permes dy amerikave, në pjesën e mbrapme të makinës së tij.
53-vjeçari Ben Oude Kamphuis udhëtoi në kufirin e veriut të Brazilit që prej muajit maj me chevroletën e tij origjinale të vitit 1955, pas një udhëtimi 5 mujor që nisi nga San Francisko.

Redaksia Online
(Suada B. / Shqiptarja.com)