Aventura më e re e ish-atletit norvegjez, Colin O'Brady

Ish atleti norvegjez, 33-vjeçari Colin O'Brady, përmes nje video të postuar në kanalin e tij në You tube, në 18 tetor njoftoi se do të ndërmerrte një aventurë të re: do të përshkonte Antarktidën i vetëm.

Pas ditësh përgatitje mendore, fizike dhe shpirtërore, ai ishte gati të ndërmerrte udhëtimin e tij me synimin për të na treguar se asgjë nuk është e pamundur. I pajisur me GPS, pajisje për ski dhe 180 kg atrecatura që tërhiqeshin nga Pulka, një lloj slite skandinave transporti, mjaft praktike në tërheqje dhe transport peshash të rënda, ai e nisi aventurën e tij në 3 nëntor nga kampi i ekspeditave në Norvegji.

Udhëtimi i Colin O'Brady zgjati 53 ditë, gjatë të cilave ai përshkoi 1600 km, derisa mbërriti në platformën akullnajore Ross. Në vitin 1997, ekspoloratori norvegjez Borge Ousland, ishte i pari që do të kalonte i vetëm Antarktidën por me ndihmën e një strukture aerodinamike.

Aventurierë të tjerë janë nisur për të sfiduar polin e akullt por jo të gjithë kanë mundur të kalojne finishin. Shumica e tyre janë detyruar të kthehen apo të heqin dorë.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg