Në një kohë kur hetimet për avionin e rrëzuar në Ishëm drejtuar nga piloti italian Guido Guidi janë të hapura për dyshime se do përdorej për trafik droge, këtë të enjte policia e Durrësit në bashkëpunim me prokurorinë e krimeve të rënda ka mundur të zbulojë në këtë zonë 1000 rrënjë kanabis.

Droga është zbuluar në një parcelë shumë pranë zonës ku u rrëzua avioni i drejtuar nga italiane dhe po ashtu pranë pistës së improvizuar në Ishëm tashmë e sekuestrua si provë material e vlefshme për hetimet.

I vetmi person që ndodhej në zonën e parcelës i dyshuar si roje i drogës ka mundur të arratiset duke lënë pas shumë prova material që sipas burimeve për ReportTv do të çojnë në zbardhjen e grupit kriminal që qëndron pas këtij aktiviteti kriminal.

Redaksia Online
(M.Ç/shqiptarja.com)