Pas rrëzimit të avionit në Ishëm, kamera e Report Tv dhe grupi i xhirimit me gazetar Arsen Rusta ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka parë nga afër të gjitha detajet e rrëzimit të tij apo edhe çfarë ka brenda avionit.
Siç tregojnë këto pamje, brenda avionit është një çantë me sendet personale të pilotit italian si dhe një manual përdorimi për udhëtimin e ndërmarrë prej tij.
Avioni i vogël i llojit “Piper”, ishte nisur nga Bari i Italisë por u gjet i rrëzuar pas një defekti në fshatin Gotull në grykëderdhjen e Ishmit dhe drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi dhe ngjarja besohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm rreth orës 08:45.
Piloti, 69-vjeçari Guido Andrea Guidi, udhëtonte i vetëm.Policia pas kontrolleve të ushtruara konfirmon se në avionin e vogël nuk kishte lëndë narkotike.
Aviacioni Civil bëri me dije se avioni që ka rënë në Ishëm nuk ka pasur leje për të qarkulluar në territorin shqiptar.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)

VIDEO