Avokati: Henri Çili s'është arrestuar, por vetëdorëzuar në polici! Po të ishte për korrupsion s'do gjykohej në Përmet

Avokati: Henri Çili s'është arrestuar, por vetëdorëzuar në polici! Po të ishte për korrupsion s'do gjykohej në Përmet

TIRANË- Henri Çili nuk është arrestuar, por është vetdorëzuar në policinë e Tiranës sipas avokatit të tij, Andi Duraj. Në një reagim për Report Tv, Duraj sqaron se urdhër arresti për botuesin Henri Çili mban orën 8:15 minuta të mëngjesit të së premtes edhe pse ai është vetdorëzuar në policinë e Tiranës që mbrëmjen e së enjtes rreth orës 10:00.

Duraj thekson se kjo është një shkelje ligjore pasi prej më shumë se 24 orësh askush s'ka shkuar për të pyetur klientin e tij. Po ashtu Andi Duraj avokati i Çilit thotë se nuk ka prova për një korrupsion në sistemin e drejtësisë pasi në të kundër kjo çështje s'mund të jetë në kompetencën e gjykatës së Përmetit dhe s'është ajo gjykata që ka tagër të tillë.

Megjithatë, pavarësisht pretendimit të avokatit, mësohet se ai është marrë në pyetje paraprakisht, dëshmi të cilën Report Tv ka arritur ta sigurojë. Referuar kësaj dëshmie, Çili ka deklaruar se çdo gjë është e manipuluar dhe se do i kundërshtojë me prova dhe fakte.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Mos more: 29/02/2020 20:48

    Si tall trapin avokati. Cili nuk eshte zyrtar i administrates piblike qe te hetohet nga spak

    Përgjigju
  • Joni: 29/02/2020 16:07

    Ne besojme cfare thote njoftimi i policise dhe jo cfare thote zedhenesi i Çilit. Po qe per tu dorezuar vete e kishte bere me kohe. Ti merr parate. Je nje i paguar per te thene te paverteta.

    Përgjigju
  • Flutura: 29/02/2020 15:06

    Po pse eshte vetedorzuar? Cfare ka ndjere se po ndodh per rreth tij? Avokat koti.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici

Vrasja e 14-vjeçarit në Fan Noli, pretendimi i Prençit: Dyshohet se 5 persona u përfshinë në sherr, një prej autorëve e ka prindin në polici