Dënim me vdekje ka kërkuar presidenti turk Erdogan nëpërmjet avokatit të tij për gazetarin dhe kryeredaktorin e gazetës së opozitës “Cumhuriyet”, Can Dundar.
Kjo pasi ai publikoi foto të armëve të destinuara për grupet e armatosura islamike në Siri në bordin e kamionëve të cilët shoqëroheshin nga eskorta e shërbimeve sekrete Mit, raporton gazeta turke Hurriyet online.
Presidenti Erdogan ka paraqitur një ankesë penale kundër gazetarit Can, duke kërkuar që ai të burgoset për jetë. Masa erdhi disa orë pasi Erdogan i tha gazetarit që do të paguante “shtrenjtë” sepse publikoi atë lajm.
Faktet e zbuluara nga Dundar vënë në vështirësi qeverinë islamike të Ankarasë shumë herë e akuzuar se mbështeste grupet xhihadiste në Siri, dhe se linte rrugët e Turqisë të hapura për ta.
Imazhet e publikuara nga gazeta ishin shkrepur në janar të 2014 nga ushtarë të xhandarmërisë të cilët pas kontrollit të makinave kishin parë ngarkesën. Qeveria atëherë mohoi që në ato kamionë të kishte pasur armë por vetëm ndihma ushqimore ndërkohë që ushtarakët që morën pjesë në kontroll u transferuan dhe më pas u arresutuan ose u dënuan për spiunazh.
“Për herë të parë , një president kërcënon hapur një gazetar sepse ai publikon dicka në kundërshtim me interesqat e presidentit.Kjo tregon dobësi e Erdoganit . Në fakt , ai që duhet të kërkoj falje populli , sepse i ka mashtruar dhe gënjyer ata, -" ka reaguar nga ana tjetër opozita

Redaksia online
(S.M/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com