Avokati i Haxhisë në Report Tv: Izeti takoi Fatmir Haklajn pak kohë pas vrasjes në Tropojë! I tregoi çfarë kishte ndodhur me Azem Hajdarin

Avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri, i ftuar në emisionin 'Repolitix' të gazetarit Denis Minga në Report Tv, deklaroi se i akuzuari për vrasjen e themeluesit të PD Azem Hajdari, ka dhënë një deklaratë të plotë më datë 23 dhe sot më 25 nëntor para gjykatës për ngjarjen. Sa i përket proceseve gjyqësore të Izet Haxhisë, avokati i këtij të fundit deklaroi se 80 për qind e dëshmitarëve që ka kërkuar Izeti nuk janë pyetur.

Sakaq, Izet Haxhia ka deklaruar sot se Fatmir Haklaj nuk kishte ardhur për të vrarë Azem Hajdarin, ndërsa këtë të fundit e nxori Berisha nga selia e PD për të verifikuar një makinë të dyshuar me tritol. Hajdari nuk ishte në dijeni se Haklaj ishte në makinën e dyshuar, ku pas një debati ndodhi edhe vrasja.

"Kushërira e Berishës, Shpresa Breçani kishte informuar se një makinë e dyshuar me eksploziv ndodhet aty pranë"-tha avokati sipas Izet Haxhisë, pasi ky i fundit ka bërë takim më Haklajn pak kohë pas vrasjes dhe ka analizuar detaje.

"80 për qind e dëshmitarëve që kërkoi dhe prokurori nuk u thirrën dhe pastaj problemet e tjera gjyqësoer sikurse ishte ajo që duhej revokuar masa e sigurimit arrest me burg se kishte kaluar çdo lloj afati që ja çuan çështjen gjykatës për krime të rënda, edhe në të lartë, e bënë atë të pësonte shok psikologjik. E thoshte shqip, nuk më jep mua drejtësi kryetari i këtij trupi gjykues që ka konflikt interesi."-tregon avokati.

Avokati ka treguar edhe peripecitë në lidhje me proceset gjyqësore të Izet Haxhisë, ndërsa tha se ky i fundit pësoi një shok psikologjik nga zvarritjet.

"Haxhia humbi kontaktet me trupin gjykues, dhe nuk kishte dëshirë të vazhdonte me këtë trup gjykes. Në shumë seanca e kam justifikuar për mosparaqitjen. Nuk u pyetën dëshmitarët që kërkoi Izet haxhia. 80 për qind e dëshmitarëve që kërkoi dhe prokurori nuk u thirrën dhe pastaj problemet e tjera gjyqësore sikurse ishte ajo që duhej revokuar masa e sigurimit arrest me burg se kishte kaluar çdo lloj afati që ja çuan çështjen gjykatës për krime të rënda, edhe në të lartë, e bënë atë të pësonte shok psikologjik. E thoshte shqip, nuk më jep mua drejtësi kryetari i këtij trupi gjykues që ka konflikt interes. Në datën 23 ishte vendosur se prokurori do jepte pretencën. Kam biseduar me Izet haxhinë në burg te 302, të dy ramë dakord që ai duhet të bënte deklarime. Nuk është vetëm kjo shkallë gjykimi. Kjo çështje e ka fundit e vet në Strasburg se ai të pruri për rigjykim të çështjes. Ditë më mbrapa kur ta merrni dëshminë e plotë të tij, më 23 dhe atë të datës 25, sot e përfundoi, e la deri te momenti i një dite para dhe ditës që u vra Hajdari, sot e nisi aty dhe e përfundoi.  Kur të zbardhet kjo CD, edhe unë që jam protagonist i të gjithë ngjarjeve në Shqipëri që nga 91-shi kam qenë aktiv në politikë, shumë gjëra jam shokuar kur i kam dëgjuar. Azem hajdari nuk u vra kot dhe nuk u shënjestrua kot por ishte e paramenduar shumë kohë përpara. Inskenimi në fund ishte brilant, me shumë mbështetje që u realizua."-tha avokat Beqiri.

Avokati theksoi se marrëdhëniet e Izet Haxhisë me Azem Hajdarin kanë qenë të shkëlqyera, ndërsa tregoi edhe versionin sipas të akuzuarit se përse sulmohej Azem Hajdari.

"Foli gjatë për marrëdhënien e tij më Hajdarin. Marrëdhëniet e tij me hajdarin ishin ndër më të shkëlqyerat. Hajdari e çoi atë shoqërues të Berishës. Garantoi Berishën që është më i miri. Hajdari, sipas Haxhisë ka qenë një njeri i shënjestruar dhe nga më armiqtë e Berishës. Sipas Izetit, Hajdari ka pasur mospajtime të rënda me Berishën, kur Azemi përkrahu të burgosurit politik, Saliu e nxori me dhunë. Megjithëse ishte udhëheqës i dhjetorit,  themelues i PD, kur erdhi problemi i qeverisë që krijoi Berisha pasi fitoi në 92-shin, Azemi i ka kërkuar Ministrinë e Brendshme. Kur Azemi u vu në krye të sindikatave, Saliu i çoi një grup me tropojanë për ta masakruar Hajdarin. Izeti e parandaloi, por mori vërejtje të rëndë nga Berisha. Pastaj ka vazhduar edhe më tej, që edhe kur ndodhën ngjarjet e 97-ës që donin ta zhduknin nga PD Berishën, kryesori që nuk e donte ishte Hajdari.

Azemi donte të kandidonte, do ishin dy, Berisha dhe Hajdari. E dinin se nuk do e zgjidhnin më Berishën. Ka qenë Haxhia që e tërhoqi nga kandidimi, pse nuk e bëri një gjë të tillë, dhe Azemi u tërhoq në atë kohë, nuk e rivalizoi Berishën. Kur insistova që Izeti duhet të jepte patjetër deklarime, kryetari i trupit gjykues tha do ja shkruash ti e do i lexojë ai? Unë i thashë që vetëm ai e di të vërtetën. I bëri deklarimet e tij, me data, orët, personat, nga 91-shi deri ditën që u vra Hajdari. Trupi gjykues krijoni sot një tjetër tablo të asaj që ka ndodhur. "-tha ndër të tjera avokati i Izet Haxhisë, Idajet Beqiri.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Adi: 26/11/2021 08:43

    Shqiptari ka Besen sepse njihemi për rrenen, mashtrimin,dyfytyrsinë, moral të dyfishtë... ndryshe edhe nuk mund të shpjegohet që një vrasje para 20 vjete ende mbetet e pazbardhur! Në Norvegji i vrau 77 veta dhe doli me manifest, tha po unë e bëra, ja ku jam! Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja

Masakra në Moskë me 143 të vdekur, Ankaraja: Sulmi i ISIS i pamundur pa ndihmën e shërbimeve të huaja