Kontrollorët e trafikut ajror nuk janë në grevë urie por e kishin detyrim ligjor të tregonin se janë në kushtet e paaftësisë për punë për shkak të stresit. Ky është pretendimi i Rezart Kthupit, avokati Sindikatës së Pavarur të Kontrollit të Transportit Ajror, në një komunikim me mediat nga Aeroporti i Rinasit.
Ai thotë se në momentin kur kontrollorët konstatojnë se kanë stres janë ligjërisht janë të detyruar të deklarojnë paaftësinë për punë.
"2 prej tyre deklaruan më parë paaftësinë për punë dhe për ta u nisën procedurat për shkarkimin e tyre. Pas kësaj të gjithë patën stres dhe të gjithë së bashku kanë deklaruar të gjithë paaftësinë për punë. Arsyeja kryesore është ndryshimi i procedurave operacionale. Ata kanë të bëjnë me sigurinë ajrore të Republikës së Shqipërisë", tha avokati.
Ai u shpreh se nuk jemi në kushtet e braktisjes së punës.
"Ata vijojnë të shkojnë në punë por nuk ushtrojnë funksionin. Një kontrollor i trafikut ajror që është në kushtet e pamundësisë psikologjike për ta bërë punën është i detyruar ligjërisht të njoftojë. Moszbatimi i këtij detyrimi ligjor do të ishte pastaj arsye për heqja nga puna. Kjo nuk është çështje politike. Ne nuk kemi asnjë interes të përfshihemi në politikën e ditës", vijoi ai.
Teksa garantoi vullnetin për zgjidhje, avokati tha se kur quhen sabotatorë të punës u shtohet stresi.
"Ne gjykojmë që nuk ka hapësirë ligjore për të shkuar në ndjekje penale. Kontrollori ka detyrimin të saktësojë që nuk është i aftë për punë. Është e vërtetë deklarata e ministres për ulje të punës por kontrata e punës nuk mund të cenohet në mënyrë të njëanshme", tha ndër të tjera avokati.
Lajmi kryesor:
Kontrollorët e trafikut ajror pezullojnë punën pas uljes së pagave, anulohen të gjitha fluturimet nga Rinasi! Balluku: Grusht shteti, të përfshirë Meta e Berisha! Sot s'mund të vijnë vaksinat anti-COVID
K.T./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?
-
Mirë
24.8%
-
Keq
61.2%
-
Nuk e di
14%
Vota total: 1688
Lajme të tjera
-
PD: ARRSH tendera 200 mln €! Do kallëzojmë Ballukun në SPAK
15 Prill, 15:30
-
Shkrihet Albcontrol sh.a, krijohet enti publik me këtë emër! PD: Shkrirja, tekë kryeministrore, shkak, gjyqi me Becchettin
8 Prill, 19:07
-
Tre-mujori i parë thyen rekorde të reja për Aeroportin Nderkombëtar të Tiranës
4 Prill, 15:50
-
Qeveria mbyll Albcontrol duke harruar 5 miliardë lekë kredi të taksapaguesve
20 Mars, 21:10
-
Arrestohet drejtori i ARRSH-së e dy biznesmenë ortakë! SPAK: Evis Berberi i dha 6 tendera kompanisë së vet! U përfituan 2.2 milionë euro
14 Mars, 09:08
-
Qeveria projektligj për ‘Albcontrol’, emërtim dhe strukturë e re! Ent publik jo buxhetor në varësi të ministrit
6 Mars, 22:45
-
Mbi 577 mijë udhëtarë hynë në vend gjatë muajit shkurt, Rama: Rritje me 69% nga viti i kaluar!
4 Mars, 21:45
-
Minatorët 30 vjet në kërkim të statusit, protestë para Ministrisë së Infrastrukturës! Ndezin qirinj në nder të kolegëve që vdiqën në miniera
22 Shkurt, 13:32
-
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës tejkalon në shifra Aeroportin e Beogradit
22 Shkurt, 13:29
-
PD kërkon interpelancë me Ballukun për aksin Thumanë-Kashar: Nuk ka transparencë për projektin
14 Shkurt, 11:52
-
Projekti 40 milionë euro për rrugët, turizmi fut në listë edhe Fushë Lurën
12 Shkurt, 07:48
-
INVESTIGIM / Tre muaj në sitën e Inteligjencës Artificiale: Ja si Rithemelimi është i egër vetëm me Ramën, Veliajn dhe... Bollinon dhe shpëton 17 ministra
5 Shkurt, 17:01