Avokati i Popullit kërkon rritje të buxhetit, Fino: Disa kërkesa i keni të drejta (VIDEO)

Avokati i Popullit kërkon rritje të buxhetit për vitin 2020. "Ne kërkojmë fonde shtesë. Buxheti u këtij viti ul fondin për pagat nga 90 milionë këtë vit në 86 milionë. Kjo ulje prek pagat e komisionerëve. Po ashtu kemi kërkuar fonde shtesë për shpenzimet operative, pasi ne zhvillojmë një sërë aktivitetesh. Kemi shkurtim fondesh në sektorin e investimeve, është e pajustifikueshme. Godina ka nevojë për riparime të vazhdueshme. Në rastin më të keq kërkojmë qe fondi i investimeve të shkojnë nga 2 milionë në 4 milionë. Kërkojmë mbështetje njerëzore. Kemi shtuar nevojën për një ndihmëskomisionerë, që të merret me të drejtat e njeriut" tha Fatbardh Zenelaj sekretar i përgjithshëm i Avokati i Popullit.

"Disa nga kërkesat tua janë të drejta. Nuk është e vërtetë që keni pasur mungesë fondesh por përsëri mendoj se duhet të japim 4 milionë dhe jo 2 milionë lekë investime.  Dhe mallra dhe shërbime të shkojnë në 16.5 milionë lekë" reagoi Fino. Komisioni i Ligjeve kërkoi që Avokatit të Popullit ti akordohet fondi i nevojshëm për organizimin e aktiviteteve me rastin e 20 vjetorit. Po ashtu ti akordohet shtesë 3.5 milionë lekë, 2 milionë investime dhe 1.5 milionë për mallra dhe shërbime". "Do shikojmë mundësinë për këto shtesa në buxhet" tha ministria e Financave.

Komisioneri për mbrojtjen nga diskriminimi Roberd Gajda kishte disa shqetësime për projektbuxhetin që është parashikuar për këtë institucion për vitin 2020. "Është e palejueshme, por ka ulje nga 12 milionë është propozuar 11milionë për shpenzimet operative. Ka ulje në fondin e pagave dhe nuk e kuptojmë pse. Shqetësim i madh i është bërë një kërkesë MFE për një fond për të garantuar aksesueshmëri për personat me aftësi të kufizuara. Ne jemi në fazë prokurimi për këtë kërkesë por rrezikon të anulohet. Ky fond i kërkuar duhet të ishte pjesë e buxhetit 2020" tha Gajda.

Ndërsa Bashkim Fino theksoi se "Ju keni në buxhet 2020 keni 57 milionë lekë totalin e shpenzimeve. Vijmë tek pagat, nuk ka të drejtë ministria e financave që të mos parashikojë paga për punonjësit e miratuar nga kuvendi. Nga 41 milionë keni harxhuar 26 milionë lekë për paga dhe sigurime. Llogaritë bëjini vetë. Deri në 31 tetor 2019 këtë vit keni harxhuar 26 milionë pra shumë më pak se parashikimi. 11.1 milionë lekë ju keni realizuar deri në fund të tetorit vetëm 6.4 milionë për mallra dhe shërbime. Si do i harxhori për 2 muaj rreth 5 milionë lekë. Tani kritikat i kam për Ministrinë e Financave që prap ju ka dhënë shumë buxhet. Tek investimet e keni pasur 5 milionë lekë dhe keni realizuar 0.6 milionë. Por meqë jeni në procedurë prokurimi po ju besoj" tha ai.


Lajmi kryesor:

Buxheti/ Këshilltari i Metës kërkon fond për dixhitalizimin, Fino: Ju të Presidentit jeni të përkëdhelur, por nuk harxhoni as lekët


/b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore