Humbi babanë pak ditë më parë, Basha: Sot i dhamë lamtumirën! U largua në paqe dhe i rrethuar nga dashuria
Kryetari i PD Lulzim Basha dhe i ati Xhelal Basha
TIRANË- Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka falënderuar të gjithë miqtë që iu gjendën pranë familjes së tij, në një nga momentet më të vështira, atë të ndarjes nga jeta të babait të tij, Xhelal Basha , pas një sëmundjeje të rëndë. Xhelal Basha u përcoll sot në banesën e fundit, teksa Lulzim Basha ka pasur një falenderim për mjekët që i qëndruan pranë në ditët kur ai luftonte me sëmundjen e rëndë.
"Sot i dhamë lamtumirën babait tim Xhelalit i cili u nda nga kjo jetë pas një beteje të gjatë, duke na hidhëruar dhe ligështuar mamanë time Remzijen, mua dhe vëllain tim Erlindin, Aurelën, vajzat, familjarët dhe miqtë e shumtë të tij dhe familjes. Ai u largua në paqe i rrethuar nga dashuria dhe përkujdesi i njerëzve të tij të dashur.
Në këto momente dhimbje të rëndë për familjen tonë, falenderojmë me mirënjohjen më të thellë të gjithë miqtë dhe dashamirët që na u gjendën dhe na lehtësuan, me praninë, mendimet, mesazhet, lutjet dhe mbështetjen e tyre.
Falenderojmë mjekët, infermierët dhe të gjithë personelin shëndetësor për përkujdesjen e tyre të dhembshur për babain gjatë gjithë kësaj periudhe.
Për familjen tonë kjo është një humbje e madhe. Por po kaq i madh është ngushëllimi që Zoti e mori me qetësinë dhe dinjitetin që i fali në çdo çast të jetës së tij, si dhe lutjet tona që shpirti ti prehet në paqe", shkruan Basha.
Babai i kryedemokratit Xhelal Basha u nda nga jeta pas një beteje me një sëmundje të rëndë. Prej muajsh ai ishte i shtruar në spital, ndërkohë që sot ka mbyllur sytë në moshën 85-vjeçare. Për herë të fundit, babai i kryetarit të PD-së, është shfaqur në publik kur e ëma e Bashës kishte ditëlindjen, në qershor të vitit 2020. Bashkë me të vëllanë, kreu i PD-së, Lulzim Basha u “zhvesh” nga roli i politikanit, dhe bëri një urim publik nga shtëpia e tyre, që e ndau dhe me ndjekësit e tij në rrjetet social.
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
29 Janar, 13:14
Strategjia e SPAK për parandalimin e krimit elektoral, a do ketë sukses?
-
Po
42.8%
-
Jo
49.2%
-
Jam i/e dyzuar
8%
Vota total: 2312
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Ylli Pata: Pse u shpik 'aksidenti' ndaj Lulzim Bashës?
27 Janar, 21:36
-
Zgjedhjet/ Karabina: Demokratët Euroatlantikë s’do bëjnë koalicion me Berishën, jo aleancë me ‘non grata’! Rama i dha vulën që ta ketë përballë, Trump ftoi vetëm Bashën
27 Janar, 14:43
-
‘Vdes në një aksident Lulzim Basha’, ish-kreu i PD reagon ndaj lajmit: Ndoshta disa do të trishtohen, por jam gjallë e mirë
27 Janar, 13:44
-
Reforma e pronës, Basha shpalos propozimet e Demokratëve Euroatlantikë: Regjistrimi i tokës me parimin secili mban atë që ka
26 Janar, 13:10
-
Basha mbledh Demokratët Euroatlantikë dhe shpalos programin: Ja kontrata jonë me shqiptarët për zgjedhjet e 11 Majit! Mbështetje Drejtësisë dhe lista të hapura
25 Janar, 19:59
-
Basha takim me strukturat e Demokratëve Euroatlantikë: Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë
25 Janar, 17:51
-
‘Paraja ndjek pacientin’, Basha prezanton programin për shëndetësinë: Duhet sistem ku çdo shqiptar merr kujdesin sipas nevojës, jo sipas xhepit
25 Janar, 15:47
-
Komunitetet fetare e Rama 1 minutë heshtje për Kryepeshkopin Anastas! Begaj: Drejtoi kishën me mençuri e përkushtim! Meta: Trashëgimia e tij mbetet e gjallë
25 Janar, 08:35
-
Pret vulën e PD në rekurs, Lulzim Basha ‘blen’ parti për 11 majin! E regjistruar që prej '95-ës, Konservatorët i ‘dorëzohen’ Koalicionit Euroatlantik (DOKUMENTI)
24 Janar, 20:03
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet, Gjykata e Tiranës: S'ka kërkesë për regjistrimin e Endri Hasës si kryetar të ndonjë partie
24 Janar, 11:55
-
Lulzim Basha ‘huazon’ parti tjetër për zgjedhjet/ Edmond Stojku në Report Tv e mohon t'i ketë dhënë logon: Ne nuk jemi në shitje
23 Janar, 19:44
-
Islami: '21 Janari' krim shtetëror! U vranë me duar në xhepa me urdhër të Berishës! Basha i PL: Të hetohet thellësisht, pati dhunë! Hasanaj: Vrasja e 4 protestuesve s’ka justifikim
23 Janar, 18:01
I Vafshi te gjithe ju deputetet e PD ,,BASHKE ME SALIUN NGA MBRAPA....
Përgjigju