'Babi a më çon të gjyshi...', realizohet takimi i shumëpritur i Alvinit, momenti prekës kur i hidhet në krahë gjyshit (VD)
Takimi me gjyshin ishte shumë i përmallueshëm dhe Alvin nuk i ndahet së përqafuari, pasi nuk e kishte parë prej 5 vitesh, që kur ishte rrëmbyer nga e ëma për t'iu bashkuar luftëtarëve të ISIS
Kampioni i vogël, Alvin Berisha i cili u shpëtuar nga kampi fatkeq, 'Al Hol' në Siri, dhe ditën e djeshme mbërriti pranë familjes në Itali, ka realizuar edhe takimin e shumë pritur me një person shumë të veçantë për të. Është pikërisht gjyshi i tij.
Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihet edhe momenti prekës, ku Alvin takohet me gjyshin e tij, të cilin e kishte kërkuar që në kohën kur ishte në kampin sirian.
Takimi me gjyshin ishte shumë i përmallueshëm dhe Alvin nuk i ndahet së përqafuari, pasi nuk e kishte parë prej 5 vitesh, që kur ishte rrëmbyer nga e ëma për t'iu bashkuar luftëtarëve të ISIS.
Alvini u rikthye ditën e djeshme në shtëpi, duke u dhënë fund kështu një kalvari vuajtjesh që prej 5 vitesh.
11-vjeçari iu dorëzua familjes nga punonjësit e Kryqit të Kuq dhe Gjysmë Hënës së Kuqe. Më pas Presidenti i Kryqit të Kuq Italian, përfaqësuesi i Gjysmë Hënës së Kuqe Siriane, zyrarët italianë dhe ministri Sandër Lleshaj treguan në një konferencë për mediat detajet e operacionit si u arrit që të nxirrej fëmija shqiptar nga kampi.
Pesë ditë më parë Report Tv ishte i pari që dha lajmin ekskluziv për nxjerrjen nga kampi Al-Hol në Siri të Alvin Berishës. Para tre netësh 11-vjeçari shqiptar u transportua në Damask, ndërsa ditën e pardjeshme në ambasadën italiane në Liban dhe dje u bashkua me familjen në Romë. Operacioni për shpëtimin e Alvinit u krye nga Gjysmë Hëna e Kuqe siriane dhe Kryqi i Kuq ndërkombëtar, ndërkohë që kanë qenë në kontakt me autoritet italiane dhe ato shqiptare të niveleve më të larta.