Lideri demokrat Lulzim Basha mbylli me një fjalim në selinë e Partisë Demokratike protestën e nëntë kombëtare kundër qeverisë. Basha tha se në 30 qershor nuk do të ketë zgjedhje pa opozitën, duke këmbëngulur në largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore për zgjedhje të lira. Veç kësaj Basha shtoi edhe dy kushte të tjera: Lirimin e të arrestuarve për sulmet ndaj KZAZ-ve së fundi në disa bashki të djathta të vendit, dhe vënien para drejtësisë të zyrtarëve që kanë vjedhur votat, siç Basha i referohet përgjimeve të publikuara në gazetën Bild nga "184" dhe "339", dosjet që po heton prokuroria shqiptare me dyshimet edhe për shit-blerje të votave.
"Mirënjohje kam për gjithë qytetarët e Tiranës, për gjithë qytetarët shqiptarë që u bashkuan dhe u derdhën sonte në atë që do të njihet si oqeani i shpresës që nisi ndryshimin e madh. Asgjë nuk na ndal asnjë hap pas nuk hedhim, 30 qershori është varreza politike e Edi Ramës, zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë kurrë. Sonte me bekimin dhe kërkesën tuaj, qëndrimit tonë politik për zgjidhjen e kësaj krizë përmes kushtit të panegociueshëm të largimit të Edi Ramës, të një qeverie tranzitore që do të përgatisë zgjedhje të lira dhe të ndershme, i shtohet një tjetër kusht i panegociueshëm, arrestimi dhe cuarja para drejtësisë e hajdutëve të votave tuaja, nga i pari tek i fundit. Nuk ka paqe pa drejtësi, nuk do të ketë në Shqipëri zgjedhje të lira pa cuar para drejtësisë hajdutët e zgjedhjeve. Duke kujtuar me respekt dhe mirënjohje cdo liberator të arrestuar dhe të mbajtur padrejtësisht në burg, nga Bardh Spahia me shokë, dua t'i them kupolës mafioze, të gjithë veglave qorre, nga Sandër Lleshaj tek kushdo shkel ligjin, shumë shpejt do ta zëvendësoni Bardh Spahinë në qeli, ju do të shkoni atje", tha Basha.
"Beteja do të vazhdojë ditë për ditë orë për orë. Mirënjohje nënave dhe të rinjve që e kthyen në protestën më të bukur, armatë e lirisë dhe demokracisë", përmbylli fjalimin Basha duke lënë të nënkuptuar se ndoshta do të ketë tubime çdo ditë deri më 30 qershor, 9 ditë para zgjedhjeve.
Lajmi kryesor:
Protesta e nëntë/ Për herë të parë fjalim pa shashka...por Basha shton kushtet për marrëveshje politike (VIDEO)
G.M./b.ha./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Nëntor, 13:18
Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?
-
T'i mbyllë
80.6%
-
Vendos filtra
16.4%
-
Nuk e di
3%
Vota total: 7553
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, 'arrest me burg' ish-kreut të Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona i afërm i Monika Kryemadhit
22 Nëntor, 11:35
-
Reagimet e politikës për Ditën e Alfabetit! Rama: Gjuhën ta duam e përcjellim! Begaj: Simbol i bashkimit kombëtar! Basha: Prioritet për emigrantët
22 Nëntor, 08:56
-
Spahiu: Meta dhe Monika duhet ishin larguar vetë nga politika në 21 Janar pas videos me Dritan Priftin
20 Nëntor, 17:56
-
Privatizuan 13 mijë metra katrorë tokë shtet tek Gjiri i Lalzit, me letra false, arrestohet ish-kreu i Kadastrës së Durrësit! Ardian Kona, i afërm i Kryemadhit! U zbulua nga përgjimet (EMRAT)
20 Nëntor, 16:38
-
Basha për situatën në vend: Kryeministri me fjalor ‘Noc Rroku’ mbushi Parlamentin me Çyrbet e tij, antimodeli i një shoqërie ku ka pllakosur dhuna dhe arroganca!
20 Nëntor, 15:16
-
GJKKO sekuestron 2 vilat e Monika Kryemadhit dhe të ëmës tek rezidenca VIP e 'Kodrës së Diellit' në Tiranë! Pjesë e hetimit për lobimin në SHBA e dosjen CEZ-DIA
20 Nëntor, 15:10
-
Afera CEZ- DIA e lobimi në SHBA, Apeli i GJKKO-së lë në burg Ilir Metën, s'ndryshon masën as për Kryemadhin! Monika: SPAK, 34 fashikuj me falsifikime, heq dorë nga politika! Me Ilirin s'ka më kthim pas
19 Nëntor, 16:34
-
Krimet në vend, Basha: Pasqyrë e degradimit të sigurisë, Rama erdhi në pushtet me mbështetjen e krimit
19 Nëntor, 15:22
-
Lobimi në SHBA dhe dosja CEZ-DIA/ Kryemadhi shkon në SPAK me vajzën: Erdha të lexoj fashikujt! Nesër Apeli i GJKKO-së vendos për dhe për Metën! Presidenti i PL-së: Mos protestoni (VIDEO)
18 Nëntor, 13:13
-
Bonuset për pensionistët, Basha: Lëmosh elektorale për të fshehur dështimin me pensionet e qeverisë më të korruptuar në Europë
18 Nëntor, 12:55
-
Eduard Zaloshnja: Tavani elektoral i Berishës, i PD-së, dhe i partive të reja deri më sot
16 Nëntor, 12:33
-
Fondet e BE-së për bujqësinë, Basha: Korrupsioni dëmtoi fermerët! Programi i Demokratëve Euroatlantikë me subvencione të drejtpërdrejta
16 Nëntor, 11:30