Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

Pothuajse të gjithë njerëzit kanë kaluar sëmundjen e infeksioneve në bajame një herë në jetë. Bajamet janë pjesë bazë e sistemit tonë imunitar e funksioni kryesor i tyre është filtrimi nga bakteret dhe çdo organizëm tjetër që mund të shkaktojë infeksione. Por ndodh që bajamet mund të vuajnë një infeksion i cili çon në inflamacion. Tonsiliti është inflamacion i bajameve apo i grykëve. Shenjat dhe simptomat përfshijnë bajamet e fryra, dhimbjen e fytit, vështirësi në gëlltitje dhe inflamacion të nyjeve limfatike në anët e qafës. Po kush preket më shumë nga ky infeksion? Si të dallojmë menjëherë bajamet e infektuara tek fëmijët, por dhe të rriturit? Cilët janë shkaktarët e tyre dhe si mund t'i kurojmë në mënyrë natyrale? Flasim në studion e Rreze Dielli, në "Bima dhe Shëndeti" me biofarmacistin Ylli Merja, i cili do të na tregojë kurat më efikase me bimë mjekësore, por dhe metoda natyrale për trajtimin e bajameve të infektuara.

“Shkaqet kryesore të Inflamacionit të bajameve janë infeksionet virale si viruset e gripit, adenoviruset, sinoviruset; të ftohtit e zakonshëm, infeksionet bakteriale, streptokoku i grupit A, streptokoku hemolatik, streptokoku piogjen, pneumokoku, por dhe faktorë të tjerë si ekspozimi ndaj ndotësve ose alergeneve”, thekson Ylli Merja në fillim të bisedës.

Por çfarë janë bajamet në të vërtetë dhe cili është roli i tyre në organizëm?

“Bajamet jane dy gjendra të vogla, janë pjesë e sistemit limfatik që ndodhen në pjesën e hyrjes së fytit. Janë plot me enë gjaku që qarkullojnë aty dhe funksioni i tyre është të kapin dhe të asgjesojnë viruset dhe bakteret që hyjnë në organizëm. Pra nëse e heqim ne këtë portë mbrojtje, mund të themi se kemi një kala pa portë”, shprehet Merja.

Kujdes më të shtuar duhen të kenë fëmijët e vegjël, pasi infeksionet në bajame prekin më shumë fëmijët. Prindërit mund të bëjnë vetë fillimisht një ekzaminin fizik duke shikuar grykët e fëmijëve me gjuhën e ulur poshtë. Bajamet mund të jenë të zmadhuara, të skuqura apo me vatra qelbi. Gjithashtu këshillohet një kulturë fyti si dhe mund të bëhen dhe analiza të tjera për të parë mononukleozën.

“Simptomat e infeksionit në bajame janë dhimbje fyti, vështirësi në gëlltitje, ngjirje zëri, ngritje të temperaturës sidomos në mbrëmje, të dridhura. Mund të kemi dhimbje barku, dhimbje gjunjësh, vështirësi në frymëmarrje si dhe gërhitje natën, dhimbje veshi ose qafe, lodhje, humbje oreksi si dhe erë të keqe të gojës”, shprehet Merja.

Bajamet e infektuara, sipas specialistit të bimëve mjekësore Ylli Merja trajtohen shumë lehtë me metoda natyrale.

- Shtypim një thelpi hudhër, e përziejmë me një lugë kafe sodë buke dhe një lugë çaji mjaltë. Me këtë pastë lyeni grykët nga brenda, pjesën tjetër hajeni nga pak dhe mos konsumoni asgjë tjetër për 15-20 minuta. Më pas pini një çaj me një lugë fruta shtogu, një lugë gjelle borzilok ose rigon dhe 5-6 kokrra trëndafili. Këto bëhen 2 herë në ditë.

- Lagim mollzat e gishtit me 30-40 kokrriza nishader ose kripë të imët dhe sodë buke dhe vendosini në grykë, 15-20 minuta nuk konsumohet asgjë. Kjo bëhet një herë në tre ditë.

- Bëjmë gargare me 100 ml ujë, 1 lugë kafe sodë dhe 3-4 pika vaj dafine, 1-2 herë në ditë.

- Çaj me trëndafil, aquliçe, rigon - pihen 3 filxhanë kafeje në ditë ku hedhim në çdo filxhan 3-4 pika propolis për fëmijët deri 5 vjeç. Fëmijët 5-10 vjeç pijnë 3 filxhanë çaji duke hedhur në çdo filxhan 5-10 pika propolis, ndërsa të rriturit hedhin 10-12 pika propolis me rigon.

- Vaj dafine vendosim në hundë 2x1 pikë, pini 2x1 pikë në rast ngjirje zëri.

- Në rast temperature spërkatim me 1-2 spruco bajamet me antiseptikun bimor. Lyejmë trupin me pak uthull molle me kripë.

Në fund të bisedës, Merja theksoi se duhet patur shumë kujdes, pasi nëse infeksionet në bajame nuk trajtohen mirë, mund të kthehen dhe në kronike.  

 

MC/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë

Forumi ekonomik, Kurti lajmëron nga Davosi marrëveshjen me Norvegjinë