Qindra qytetarë protestuan sot, në qytetin e Bajram Currit, kundër ndërtimit të 11 hidrocentraleve në lumin e Valbonës. Protestuesit i kërkuan qeverisë të mos shkatërrojë parkun kombëtar dhe lumin e Valbonës. Pasi ndërtimi i qoftë edhe një HEC-i të vetëm, do të dëmtonte në mënyrë të pariparueshme Luginën e Valbonës dhe turizmin në këtë zonë.

Edhe të rinjtë e një organizate joqeveritare nga Prizreni i Kosovës, kanë shprehur pakënaqësinë për dëmtimin e lumit të Valbonës në Shqipëri. Për këtë, ata kanë organizuar një protestë, në Parkun Nacional të Valbonës.
“Shkatërrimi i lumit të Valbonës përmes ndërtimit të HEC-ve është i pa pranueshëm. Mbrojtja e ambientit është obligim i çdo njërit" thanë të rinjtë e organizatës.

Në këtë organizim morën pjesë rreth 130 persona nga Prizreni, Peja, Gjakova. Lugina e Valbonës me një sipërfaqe prej 8 mijë hektarësh është shpallur Park Kombëtar që në vitin 1996 dhe çdo vit vizitohet nga qindra turistë.

E gjithë zona ka investuar në aktivitete lidhur me turizmin, prej të cilit sigurojnë të ardhurat për të jetuar. Kohë më parë, qeveria dha me koncesion ndërtimin e 11 hidrocentraleve në rrjedhën e lumit, që për banorët do të thotë shkatërrim të florës e faunës së zonës dhe shkatërrimin e një prej pikave turistike më të vizituara nga të huajt dhe vendasit.

Foto të tjera..
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Foto të tjera..Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)

FOTO