Kombëtarja shqiptare e futbollit ka zhvilluar sot në Durrës seancën e parë stërvitore pa praninë e Christian Panucci-t, trajnerit që u shkarkua mëngjesin e së shtunës pas disfatës 0-2 ndaj Turqisë. Gjithsesi skuadra nuk ka kohë të ‘vajtojë’ pasi të hënën do të luhet ndeshja e dytë eliminatore kundër Andorës. Në prag të këtij takimi për mediat kanë folur dy futbollistë të Kombëtares. Fillimisht Uzuni komentoi kundërshtarin e radhës, ndërsa I pyetur nëse ndihet keq për shkarkimit e Panucci-t përgjigjet:
“Normalisht që ndjehem, por ne luajmë për Shqipërinë dhe rrespektojmë çdo trajner që vjen. Nëqoftëse dikush e meriton do të luajë edhe me trajnerin e ardhshëm.”
Ndërkohë sulmuesi Bekim Balaj i petur për seancën e parë stërvitore pa praninë e Panucci-t shprehet:
“Sigurisht që ne vazhdojmë punën pasi kemi një ndeshje shumë të rëndësishme para. Vijmë pas një humbje në ndeshjen e parë dhe në sfidë ne Andorën fitorja është detyrim për ne. Jemi të përqendruar në maksimum te kjo ndeshja.”
Më tej ‘bomberi’ shkodran i kombëtares u përpoq të thoshte se ka ende shpresë që Shqipëria të kualifikohet.
“Gjej rastin të falenderoj tifozët për mbështetjen që na dhanë në Shkodër. Ishte atmosferë e zjarrtë por më vjen keq që nuk i shpërblyem me një fitore. Siç thashë është ndeshja e parë dhe rrugëtimi është I gjatë. Shumë e vështirë porn a duhet mbështetje e tifozëve, mbështetja e të gjithëve për të arritur atë objektiv që kemi vendosur për eliminatoret.”
Në ndeshjen me Andorën në krye të pankinës së kuqezinjve do të jetë Ervin Bulku I ndihmuar nga Sulejman Mema.
Ne.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.7%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5107
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Bekim Balaj fiton Topin e Artë dhe Këpucën e Artë për 2024-ën! Juxhin Xhaja arbitri i vitit, Berat Gjimshiti lojtari më i mirë i Kombëtares
27 Janar, 20:22
-
Tani është zyrtare, Myrto Uzuni bëhet 'i gjelbërt' dhe kalon tek amerikanët e Austin! Granada konfirmon shitjen, ja vlera dhe kontrata e firmosur
24 Janar, 19:46
-
Shtyhet prezantimi i Myrto Uzunit te FC Austin në SHBA
22 Janar, 15:32
-
Amerikanët paguajnë klauzolën, Myrto Uzuni largohet nga Evropa
17 Janar, 08:39
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Uzuni refuzon sërish stërvitjen, tifozët të ndarë për shqiptarin! Mediat spanjolle: Po bën presion për amerikanët
13 Janar, 16:31
-
VIDEO/ Tifozët 'tradhtojnë' Granadan për Myrto Uzunin, këndojnë në kor pro beratasit
11 Janar, 18:36
-
'Refuzon të stërvitet', Myrto Uzuni s'ia përton trajnerit të Granadas: Shpejt do dëgjoni pjesën tjetër të historisë
10 Janar, 12:46
-
Myrto Uzuni refuzon të stërvitet, sulmuesi i vendos kushte spanjollëve! Oferta nga MLS 'tërmet' për Granadan
9 Janar, 11:18
-
'Gjigantët' e Spanjës kërkojnë Myrto Uzunin, interes për sulmuesin edhe në SHBA
24 Dhjetor 2024, 10:44
-
'Mbreti' Myrto Uzuni, 'tripleta' e rradhës e çon në krye të golashënuesve: Shënoj për të gëzuar tifozët (VIDEO)
18 Dhjetor 2024, 11:01
-
VIDEO/ Myrto Uzuni shënon dopietë historike, bëhet golashënuesi më i mirë i Granadas në Spanjë! Rekord nga sulmuesi i Kombëtares
7 Dhjetor 2024, 17:29
Çfarë bale more...ka 20 ndeshje pa bërë rast jo gol...kishte super mundësi për të zhbllokuar ndeshjen ndaj turkut dhe e shperdoroi si raketik...sadiku ose vrioni ky është si dinosaur lëviz me 5 në ore dhe kthehet si vinc...nëse sme besoni mjafton ti shikoni statistikat...të fala panuccit që i beson ketij
PërgjigjuProdukt I superliges..eshte Uzuni
Përgjigju..po pse s"ka football_iste Kampionati Shqiptar,nuk e di ky luan Uzuni?!
Përgjigju