TIRANE-Ministria e Drejtësisë (MD) ka publikuar ditën e sotme çdo veprim të dikasterit lidhur me çështjen Kelmend Balili, i shumë kërkuar nga drejtësia greke dhe i konsideruar nga shteti helen, si ‘Eskobari i Ballkanit”.
Pas fjalës së ashpër të ambasadorit Donald Lu që deklaroi se policia e drejtësia dështuan në kapjen e Kelmend Balilit, i shpallur në kërkim prej 7 muajsh, ministria e Drejtësisë bën publike të gjithë kronologjinë e veprimeve dhe korrespondencës që ka pasur mbi rastin e Kelmend Balilit.
Korrespondenca ka nisur më 11 Maj 2016 dhe veprimi i fundit ka qenë data, 12 Nëntor i po këtij viti, mbi dosjen e përkthyer që i është dërguar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.
Nga 11 pikat që dikasteri i Ylli Manjanit ka bërë publike, bie në sy Urdhër Arresti i prerë që në muajin Maj. Sipas MD, prej 17 Maj 2016 Balili ka qenë në kërkim nga zyra Interpol Tiranës. Ministria po ashtu thotë se dosja e Balilit përbëhet nga 1700 faqe dhe për mbërritjen e saj në Shqipëri palës greke i janë dërguar dy letër porosi për ndihmë juridike një më 11 maj 2016 dhe një më 25 maj 2016.
Sipas ministrisë për herë të parë në lidhje me procedimin penal për Balilin nisur nga prokuroria e Krimeve të Rënda ata janë njohur më 11 Maj, ku Krimet e Rënda kanë përcjell zyrtarisht letër porosinë për ndihmë juridike, letër porosi kjo e përcjell më pas autoriteteve greke.
Brenda të njëjtës ditë, po më 11 Maj sqaron ministria e Drejtësisë kjo letër porosi i është dërguar autoriteteve greke me anë të shkresës 2005/2 protokolli.
Gjashtë ditë më vonë më 17/05/2016 Ministria e Drejtësisë deklaron se është njoftuar zyrtarisht nga Zyra qendrore e Interpol Tiranës se ka shpallur në kërkim shtetasin K.B (Klement Balilin) kërkim ky për llogari të Interpol Athinës.
Zyrtarisht sipas kësaj kronologjie rezulton se Balili prej 17 Maj 2016 është në kërkim si i dyshuar për konsumim të veprës penale “Krijim dhe drejtim të organizatës kriminale, me qëllim kryerjen e veprave penale të parashikuara në aktet ligjore për drogën sipas legjislacionit grek.
Po më 17 maj sqaron ministria e drejtuar nga z.Ylli Manjani dijeni e marrë nga Interpol ja kanë përcjell me shkresë zyrtare Prokurorisë së Përgjithshme.
Letër-Porosinë për ndihmë juridike e ardhur nga krimet e rënda dhe prokuroria e përgjithshme Ministria e Drejtësisë deklaron se e ka ridërguar në Greqi dhe më datë 25 Maj.
Por këtu stopon gjithçka, dhe zyrtarisht Ministria e Drejtësisë pranon se për plot 7 Muaj nga 25 Maj deri në 14 Nëntor ky institucion s’ka pasur asnjë letër këmbim për çështjen Balili.
Më 14 nëntor MD sqaron se ka marrë në rrugë diplomatike nga pala greke përgjigjen e letër porosisë dërguar dy herë në Greqi dhe po më 14 nëntor këtë material ja ka kaluar për administrim të origjinalit, Krimeve të Rënda.
Në të njëjtën ditë 14 nëntor por administruar zyrtarisht në protokollin e ministrisë së drejtësisë më 16 nëntor krimet e rënda i kanë kërkuar ministrisë përkthimin zyrtar të letër pororisë dhe fashikullit hetimorë grek me plot 1700 faqe.
10 fashikujt hetimorë dhe 1700 faqe sipas ministrisë së drejtësisë janë përkthyer në kohë rekord dhe brenda 20 ditëve nga 16 Nëntor deri më 6/dhjetor 2016 kjo dosja është dorëzuar e përkthyer Prokurorisë së Krimeve të Rënda në Tiranë dhe po ashtu është vënë në dijeni dhe Prokuroria e Përgjithshme.
KRONOLOGJA E VEPRIMEVE NGA MINISTRIA E DREJTESISE
Me mirëkuptimin që përmbajtja e dokumentave që referohen në këtë përshkrim është sekret dhe nuk mund të publikohen, po paraqesim këtë kronologji të korrespondecës shkresore-zyrtare hyrëse-dalëse të Ministrisë së Drejtësisë mbi çështjen K.Balili.
Këtë kronologji po e rendisim për të sqaruar gjithë opnionin publik mbi veprimet e shpejta të Ministrisë së Drejtësisë të Republikës së Shqipërisë mbi këtë çështje dhe për të shuar çdo spekulim apo dhe aludim që hidhet për këtë histori.
1. Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresë Nr.112/1 prot, datë 11.05.2016 ka kërkuar përcjelljen e “Letër porosisë” për ndihmë juridike, drejtuar autoriteteve greke të drejtësisë. Kjo kërkesë për ndihmë juridike është administruar në Ministrinë e Drejtësisë, protokolluar me Nr.2005 Prot, datë 11.05.2016.
2. Po në të njëjtën ditë, Prokuroria e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë me shkresë Nr.1572/1 prot, datë 11.05.2016 “Ka sjellë transmetimin e materialit për procedimin penal nr.44, të kërkuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda (i njëjti material i sjellë nga Prokuria e Krimeve të Rënda). Edhe kjo shkresë është administruar në MD me nr.2005/1 prot, dt 11.05.2016.
3. Po në të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë me shkresë nr.2005/2 prot, datë 11.05.2016, i ka përcjellë Ministrisë Greke të Drejtësisë “Letër-Porosinë” e Prokurorisë Krimeve të Rënda”, duke e vënë në dijeni edhe këtë të fundit.
4. Me shkresë Nr.4264KL/6, Prot FKB, datë 17.05.2016 të Ministrisë së Punëve të Brendshme (Zyra Qëndrore Kombëtare Interpol Tirana), ka njoftuar Ministrinë e Drejtësisë dhe ka vënë në dijeni Prokurorinë e Përgjithshme “Mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar nga Interpol-Athina”, po në datë 17 maj 2016 të shtetasit shqiptar K.B, në bazë të Urdhër Arresit nr.FE7698, viti 2016, për veprën penale “Krijim dhe drejtim Organizate Kriminale”, me qëllim kryerjen e veprave penale të parashikuara nga aktet Ligjore për drogën sipas legjislacionit penal Grek. Kjo kërkesë e Interpolit është administruar në Ministrinë e Drejtësisë me Nr.2088 Prot, datë 17.05.2016.
5. Menjëhërë/Urgjentisht në të njëjtën ditë, Ministria e Drejtësisë me marrjen e këtij njoftimi me shkresë nr.2088/1 prot, datë 17.05.2016, ia ka përcjellë Prokurorisë së Përgjithshme dokumentacionin e ardhur nga Interpol Tirana, PËR TË VEPRUAR, në bazë të nenit 38 të ligjit nr.10193, datë 03.12.2009 “Për marrëdhëniet juridiksionale me autoritetet e huaja në çështjet penale”.
6. E njëjta “Letër porosi” e sipërcituar e ardhur në MD nga të dy burimet Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Përgjithshme, me shkresë të Ministrisë së Drejtësisë Nr.2005/3 prot, datë 25.05.2016, i është ridërguar Ministrisë Greke të Drejtësisë.
Nga data 25 maj 2016 deri në datë 14 nëntor 2016 në Ministrinë e Drejtësisë nuk ka asnjë letër këmbim tjetër mbi këtë çështje.
7. Më datë 14.11.2016 në Ministrinë e Drejtësisë ka ardhur dhe është regjistruar në Protokoll me Nr.2005/4, datë 14.11.2016 “Materiali i ekzekutimit të letërporosisë”, i përcjellë në rrugë diplomatike me shkresën Nr.Prot.558/1, dt.14.11.2016 të Drejtorisë Konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Pra ky material është në përgjigje të kërkesave që Ministria e Drejtësisë e Republikës së Shqipërisë kërkoi zyrtarisht nga shteti Grek me shkresat nr.2005/2, datë 11.05.2016 dhe nr.2005/3, datë 25.05.2016.
8. Po brenda të njëjtës ditë, ky material i përcjellë në rrugë Diplomatike, me shkresën tonë të Ministrisë së Drejtësisë Nr.2005/5 prot, datë 14.11.2016, ky material i është dërguar menjëherë Prokurorisë së Krimeve të Rënda (dhe është vënë në dijeni Prokuroria e Përgjithshme), me qëllim administrimin e origjinalit të këtyre akteve nga organi procedues dhe vënie të dispozicion të Ministrisë së Drejtësisë të një kopje të materialit me qëllim përkthimin zyrtar të tij.
9. Në përgjigje të shkresës së Ministrisë së Drejtësisë nr.2005/5 prot, datë 14.11.2016, Prokuroria e Krimeve të Rënda me shkresën Nr.112/5,Prot.A.L, dt.16.11.2016, e regjistruar në protokollin tonë me Nr.2005/6 prot, datë 16.11.2016, ka dërguar në MD kopjen e akteve të dërguara nga autoritet Greke me qëllim përkthimin zyrtar të tyre. Materiali shkresor i dërguar përbëhej nga 10-fashikuj në total rreth 1700 faqe në gjuhën greke, për tu përkthyer në gjuhën shqipe.
10. Mënjëherë Ministria e Drejtësisë shpërndau materialin për përkthim fillimisht në 10 përkthyes të gjuhës greke, por për shkak të urgjencës, për përkthimin e këtij materiali voluminoz u angazhuan 15 përkthyes, për të realizuar detyrën në një kohë sa më të shkurtër.
11. Materiali i përkthyer, me shkresën e Ministrisë së Drejtësisë Nr.2005/7 Prot., datë 06.12.2016, ju dërgua Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, duke vënë në dijeni dhe Prokurorinë e Përgjithshme.
(d.b/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO