Ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca ka komentuar vetëdorëzimin e Klement Balilit në Policinë e Shtetit, pas 2 vitesh qëndrimi në arrati. "Klement Balili i ndaluar nga Policia e Shtetit paraqet një zhvillim të rëndësishëm në luftën kundër bandave kriminale në Shqipëri. Lufta kundër krimit të organizuar dhe trafikimit të drogës është prioritet kryesor për rrugën e Shqipërisë në Bashkimin Europian", shkruan Soreca në një postim në rrjetet sociale.
Postimi i Sorencës për arrestimin e Balilit
Lajmi kryesor:
Balili në pranga pas dy vitesh në arrati, Report Tv sjell pamje ekskluzive para dhe gjatë dorëzimit (VIDEO)






