‘Balkan Film Market’, 150 kineastë e producentë nga Europa mblidhen në Tiranë

‘Balkan Film Market’, 150 kineastë e producentë nga Europa mblidhen në Tiranë

Balkan Film Market” ka ngritur siparin në edicionin e tij të 7.

Në kuadër të këtij eventi, 150 kineastë dhe producentë nga Europa u mblodhën në kryeqytet, në ambientet e Piramidës.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin edhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi, drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative në këtë bashki, Jonid Jorgji si dhe regjisori Ilir Butka.

Nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Andi Seferi deklaroi se ky institucion ka vendosur një vëmendje të veçantë tek arti dhe kultura. Seferi nënvizoi se “Balkan Film Market” është një urë lidhëse më shumë mes artit dhe qytetit.

“Jam zemër plot që në emër dhe të Bashkisë Tiranë të falenderoj organizatorët për këtë edicion të shtatë. Është një nyje lidhëse midis artit, midis qytetit, midis të bukurës, midis rinisë, midis eksperiencave që do mbahet gjatë këtyre ditëve në Tiranë. Është një event shumë I dashur për kryeqytetin tonë gjatë këtyre ditëve, “Balkan Film Market”. Bëhet shumë në këtë qytet për promovimin e artit, për promovimin e kulturës”,- u shpreh Seferi.

Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative, Jonid Jorgji deklaroi se kryeqyteti shqiptar është kthyer në kryeqendrën e kinematografisë së rajonit. Ai theksoi se ky event do të bëjë bashkë producentë dhe kineastë nga shumë vende të europës duke hapur rrugë të reja bashkëpunimi me artistët shqiptarë.

“Unë vij nga një gjeneratë e viteve ‘90 ku jeta filmike ose jeta e kinematografike e Tiranës ka qenë pothuajse e vakët, pothuajse zero. Në kinema pothuajse nuk ishin fare, ato që kishim nuk prodhonin gjëra artistike, përkundrazi. Filma që xhiroheshin në Tiranë ishin gjithnjë e më të pakët. Filmat e huaj ose produksionet e huaja që xhiroheshin në Tiranë atë kohë ishin zero. Sot që jam para jush jam shumë i lumtur që jo vetëm kemi krijuar Agjencinë e filmit në Tiranë, kemi sjellë në Tiranë rreth 17 produksione të ndryshme filmike europiane, por sot përveç festivalit dhe filmave që çdo ditë po shtohen, e kemi kthyer Tiranën në një kryeqendrën për kinematografinë e rajonit. Sot mes jush janë producentë të njohur jo vetëm nga Europa, të cilët vijnë në Tiranë për të lidhur bashkëpunime me njëri-tjetrin, por dhe me produktet e rajonit”,- deklaroi Jorgji.

Regjisori Ilir Butka u shpreh se “Balkan Film Market”, është një mundësi e shkëlqyer për artistët shqiptarë për t’u ballafaquar me producentët e huaj.

“Shqipëria është pjesë e një rajoni, është një rajon i pasur, i ndryshëm, i suksesshëm në aktivitetet që bën me mungesa të theksuara ndoshta financiare, por me pasuri të jashtëzakonshme artistike dhe energji dhe pozitivitet që rrezaton. Këto projekte, këta njerëz, kanë nevojë që të ballafaqohen nëpërmjet këtyre eventeve me producentët më të mirë të botës, ata që shpesh i takojmë në Kanë, në Berlin, në Venecia, të takojmë producentë të cilët duan të krijojnë dhe të bashkëpunojnë me Ballkanin. Këtë gjë duam të bëjmë dhe i kemi ftuar këtu”,- tha Butka.

K.M/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?