
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka uruar anëtarët për 28-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste të Shqipërisë.
Në faqen e tij Facebook, Balla ka shkruar se PS është forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë.
Ndërkaq, ai ka përmendur edhe misionin e socialistëve, sipas së cilit misioni historik i tyre ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale.
Postimi i plotë
12 Qershor
Gëzuar ditëlindjen e 28-të Partisë Socialiste të Shqipërisë, forcës më të madhe politike të shqiptarëve, e cila sot drejton Shqipërinë tonë në përpjekjen europeiste për të ndërtuar dhe forcuar shtetin modern të së drejtës, sundimin e ligjit dhe parimet e mirëqenies sociale.
Partia Socialiste e Shqipërisë është sot forca politike më e besueshme për partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë në angazhimin e saj qeverisës, demokratizues dhe reformator.
Sot teksa afron 30 Qershori i Zgjedhjeve Vendore, konfirmohet qartë se misioni historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë në gjithë rrugëtimin e saj ka qenë dhe mbetet një shtet shqiptar me institucione funksionale, ku respektimi i Kushtetutës dhe i ligjit është detyrim i zbatueshëm dhe i barabartë për çdo shtetas shqiptar.
Urime të gjithë anëtarëve të Partisë Socialiste!
Lajmi kryesor:
'Armëpushim' për ditëlindjet/ PS feston 28-vjetorin, Basha bëhet 45, Rama: I uroj shëndet, por jo fitore
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
20 Shkurt, 10:37
Primaret në PD, a mendoni se do të jetë një proces i drejtë?
-
Po
57.5%
-
Jo
38.9%
-
Nuk e di
3.6%
Vota total: 12561
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spartak Ngjela: PD nuk fiton me Berishën non grata, por a do japë ai dorëheqjen pas zgjedhjeve?
22 Shkurt, 13:30
-
A do mundet SPAK-u ta kthejë besimin tek zgjedhjet?
21 Shkurt, 21:55
-
Zgjedhjet/ Rama zbret në Fier, takim me Asamblenë e PS! Kërkon angazhim për mandatin e 10-të në qark, rezerva dy bashkive për diasporën (VIDEO)
21 Shkurt, 17:27
-
'Mbështes SPAK, por diçka nuk shkon', Petro Koçi: Nuk mund të ketë kontroll mbi partitë politike! Republika jonë është parlamentare, nuk e luan topi!
21 Shkurt, 12:34
-
'Bën propagandë dhe nuk ke asnjë meritë', Rama i përgjigjet komentuesit në 'Sy m'Sy': Ngrita Tiranën nga varri! Kur e mori 'Këneta' me dhunë nuk punonte as Sahati (VIDEO)
21 Shkurt, 11:47
-
Zgjedhjet e 11 majit/ 16 parti kërkesë për t'u regjistruar në KQZ, mes tyre edhe PS! Ilir Meta firmos nga qelia
20 Shkurt, 15:37
-
'Shalsi provokon gjakderdhje në Kukës', deputeti socialist i kthehet ashpër Berishës: Rrangallë politike! I sfilitur nga damka e non-gratës, primitiv e tribal në sjellje
20 Shkurt, 10:51
-
'Do të shkrij SPAK?' Rama mesazh Berishës: Noc Rrokun! Apel shqiptarëve: Mos i jepni votën! 2 ministrat e mi të dënuar, pasqyrë e vullnetit të hekurt politik për të mos penguar drejtësinë
17 Shkurt, 11:20
-
Eduard Zaloshnja: Në qoftë se votohet sot në Tiranë: PS 19 mandate, PD 14, të tjerat 4
16 Shkurt, 12:12
-
Eduard Zaloshnja: Një përmbledhje e sondazhit ‘Piepoli’ për Qarkun Tiranë
14 Shkurt, 13:12
-
EKSKLUZIVE/ Sondazhi i parë i Piepolit dhe Report Tv për 11 majin! PS drejt 19 mandateve në Tiranë, PD rënie në Durrës! Lapaj e Shehaj në 'luftë' për vendin e tretë, PL nuk arrin mandat
13 Shkurt, 21:00
-
FOTOT/ Doktor se bëjmë shaka aty brenda në Kuvend! Socialistët humor dhe shaka me Berishën (habitet Braçe)
13 Shkurt, 19:10