Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas protestës së zhvilluar nga PD ditën e sotme para Kryeministrisë dhe para Parlamentit.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka publikuar edhe pamje nga protesta, Balla teksa ka shprehur indinjatën për dhunën gjatë tubimit, ka uruar që efektivët e dëmtuar të Policisë të mos kenë dëmtime serioze.
Po ashtu Balla e quajti kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berishën, si një keqbërës.
“Asgjë e re nga fronti i së keqes dhe keqbërësi Sali Berisha. Shpresoj që punonjësit e policisë të lënduar nga molotovët dhe mjetet/lëndët e tjera të paligjshme të mos kenë dëmtime serioze”, ka shkruar Balla në rrjetet sociale.
Balla ka thënë po ashtu se PD fshihet pas një grupi keqbërësish (referuar këtu atyre që ishin përgatitur për të sulmuar me molotov), para se sulmet të ndodhnin.
"Kur një parti fshihet pas një grupi keqbërësish", ka shkruar Balla në rrjetet sociale, krahas një fotografie të postuar prej tij, ku tregonte grupin e fshehur brenda protestuesve të PD-së që ishte përgatitur për sulmet me molotov.

Pamjet e shpërndara nga Balla, ku pretendohet se grupi që do të kryente sulmet me molotov ishte fshehur mes protestuesve
Lajmi kryesor:
PD në protestë, breshëri molotovësh drejt Kryeministrisë, militantët përplasje me efektivët te Kuvendi! Hidhet gaz lotsjellës, 11 policë të lënduar! PAMJE me dron











