TIRANË- Deputeti i PS-së Taulant Balla i kërkon prokurorisë të zbardhë ngjarjen e ndodhur sot në malin e Zgarë të Librazhdit ku nga shpërthimi i granatës humbi jetën Alfred Dosku ndërsa u plagosën 2 kushërinjtë e tij.

Balla bën me faj keqqeverisjen e Berishës shkak për atë që e quan “aksident të rëndë” dhe i kërkon Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë të bëjnë menjëherë pastrimin e pikave të tjera të demontimit që Arben Imami ngriti kudo nëpër Shqipëri

“Si deputet i Librazhdit i kërkoj Policisë dhe Prokurorisë të fillojë një hetim të plotë për këtë ngjarje sepse ky ka qenë një aksident që mund të parandalohej nëse ushtria do ta kishte pastruar zonën.
I kërkoj gjithashtu Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë të bëjnë menjëherë pastrimin e pikave të tjera të demontimit që Arben Imami ngriti kudo nëpër Shqipëri. Pavarësisht se Ministria e Mbrojtjes kishte urdhëruar ndalimin e demontinimit deri në plotësimin e te gjitha kushteve dhe kritereve të sigurisë këto janë pasojat e keq qeverisjes së Berishës dhe Imamit duke minuar deri edhe jetët e njerëzve te pafajshëm. Deputeti Taulant Balla ndodhet ne vendngjarje.

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)