TIRANË- Ndonëse Gjykata Kushtetuese nuk i dha zgjidhje konfliktit të kompetencave mes qeverisë dhe GJKKO-së, rrëzimi i vendimit të kryeministrit Edi Rama (pas ndarjes së gjyqtarëve 4 me 4) riktheu masën e pezullimit nga detyra për zv.kryeministren dhe ministren e Infrastrukturës Belinda Balluku.
Ky vendim i Gjykatës Kushtetuese, i hap rrugë shqyrtimit në Kuvend nga Këshilli i Imunitetit për një tjetër masë më të ashpër, atë të arrestit, që SPAK ka kërkuar për Ballukun që prej dhjetorit të vitit të shkuar, por që është lënë pezull për shkak se maxhoranca kishte kërkuar fillimisht të dëgjonte vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese.
Pritet të shihet se kur do ta thërrasë kryeparlamentari Niko Peleshi mbledhjen e Këshillit të Mandateve, por opozita pa humbur kohë, sapo Gjykata Kushtetuese dha vendimin, kërkoi që mbledhja të mbahet të hënën. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi shkroi se pas mbledhjes së Këshillit të Imunitetit, duhet të kalojnë kërkesën e SPAK për votim në seancën plenare të së enjtes.
“I bëj thirrje Kryetarit të Kuvendit të njoftojë menjëherë mbledhje urgjente të hënën të Këshillit të Mandateve dhe përfshirjen të enjten në seancë plenare të kërkesës për dhënien e autorizimit për heqjen e imunitetit për ish-Zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku”, shkroi Bardhi.
Opozita në bllok hodhi akuza ndaj mazhorancës se është kthyer në pengesë për drejtësinë.
“Mazhoranca u kthye në mburojë politike, duke refuzuar të zbatojë një vendim të një gjykate kundër korrupsionit. Sot, pas (mos)vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë justifikim. (Mos)Vendimi mund të jetë procedural, por detyrimi për ta zbatuar ligjin është politik dhe moral”, shkroi Tabaku.
Lajmi në përditësim...

Deputetja demokrate Jorida Tabaku ka reaguar pas vendimit të Kushtetueses për rastin e Belinda Ballukut. Tabaku shkruan se mazhoranca u kthye në mburojë politike për Ballukun, ndërsa thekson se sot nuk ka më asnjë justifikim për t’i hequr imunitetin siç kërkon SPAK.
“Prej 8 javësh, me kërkesë të SPAK, GJKKO vendosi pezullimin nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Balluku. Prej 8 javësh, qeveria refuzoi ta zbatojë këtë vendim. Për 8 javë me radhë, Shqipëria ka pasur një zv/kryeministre në kundërshtim me ligjin. Për 8 javë, një zyrtare e pezulluar ka pasur mundësi të ndikojë prova, të intimidojë dëshmitarë dhe të ushtrojë funksione që ligji ia ndalon.
Për 8 javë, një ministre e akuzuar për korrupsion ka menaxhuar gjysmën e buxhetit të shtetit, ndërkohë që drejtësia kishte vendosur ndryshe. Mazhoranca u kthye në mburojë politike, duke refuzuar të zbatojë një vendim të një gjykate kundër korrupsionit.
Sot, pas (mos)vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nuk ka më asnjë justifikim. (Mos)Vendimi mund të jetë procedural, por detyrimi për ta zbatuar ligjin është politik dhe moral.
Gjykata Kushtetuese mund të kishte folur më qartë dhe më fort. Por edhe kështu, një gjë mbetet e padiskutueshme: për 8 javë me radhë, ligji është shkelur me vetëdije nga qeveria.
Pas presioneve, sulmeve dhe intimidimeve, qeveria nuk ka më asnjë justifikim. Parlamenti nuk ka më asnjë justifikim për të mos hequr imunitetinsiç e kërkon SPAK. Ndoshta është shumë vonë. Ndoshta disa prova janë dëmtuar. Por sot drejtësia foli dhe kushdo e sulmoi duhet të heshtë.
Respekt për 4 gjyqtarët kurajozë që nuk u tërhoqën nga e drejta. Kjo qeveri sot nuk ka më legjitimitet moral. As në sjellje. As në standarde. As në moral”, shkruan Tabaku.
Komente












shpresoj qe ta bllokojne dhe arrestimin, dhe integrimin (i cili eshte i sigurt qe bllokohet me shmangken e arrestimit te beles). te henen e kane thirrur te gjatin ne Bruksel, i lutem zotit qe te beje autogol qe ti dali surrati i vertete prej hajduti qe ka.
PërgjigjuAsgje ska per ti ndodhur. Asgje. Pezullohet jo shkarkohet. Kush do e fusi ne burg ate mi non!? Sic thonte gjyshja ime lloqe Kavaje... Duhet te kishte hyr gjysma Shqiperis ne burg e nuk hyri.
Përgjigju