Belinda Balluku do të duhet të përgjigjet para drejtësisë për 15 episode krimesh të rënda, që nisin nga shkelja në 9 tendera e deri te korrupsioni e pastrimi i parave. Këtë të martë, 20 tetor, SPAK i ka komunikuar plot 5 akuzat përfundimtare ish zv. Kryeministres, teksa ka shtyrë edhe më tre muaj hetimet për shkak afatesh, por burime për Report Tv bënë me dije se dosja shumë shpejt do të dorëzohet për gjykim.
Janë 9 tendera të manipuluar dhe 2 vila të fshehura si pronësi e Ballukut, për të cilat ish numri 2 i qeverisë ka pastruar para.
Nëntë tenderat e paracaktuar kapin vlerën e rreth 1.2 miliardë eurove, ku përfshihet ati i ndërtimit të Tunelit të Llogorasë që me kursin e sotëm është 200 mln euro, 7 lotët e Unazës së Madhe të Tiranës, dhe së fundmi ai i bërë që në kohën kur Belinda Balluku ishte drejtoreshë në Albcontrol, kur e paracaktoi fituesin që bëri punimet 1.1 mln euro në godinën teknologjike të këtij institucioni.
Për këtë tender që u zbulua së fundmi nga SPAK, në këmbim Balluku kërkoi dhe mori nga kompania fituese Eurocol e biznesmenit Pandeli Carapuli, një vilë në bregdetin e Jonit, në rezidencën “White Rocks”. Bëhet fjalë për një vilë dykatëshe tip Begonia, gjithsej 103m2, e rrethuar me një parcele toke jo më pak se 300 m2. Nën akuzën e pastrimit të parave për këtë episod u mor i pandehur edhe vetë Carapuli.
Vila tjetër është në bregdetin e Palasës, edhe kjo e sekuestruar, e cila sipas SPAK-ut është në “pronësi faktike” të ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ajo ishte rikonstruktuar mes luksit nga biznesmeni Arbër Abazi, në këmbim të favorizimit të kompanisë së tij të ndërtimit, “Alko Impex General Construction”, e shpallur fituese në tetor të 2021 për një nga lotet e Unazës së madhe të Tiranës, në një tender afro 2.7 miliardë lekësh (me Tvsh). Vila gjendet në kompleksin “Green Coast” në Palasë. Ajo ka një sipërfaqe trualli prej 478 metrash katrorë, dy kate me një sipërfaqe totale prej 271.2 metra katrorë dhe dy garazhe njëri 20 dhe tjetri 40 metra katrorë.
Të dyja vilat ishin fshehur në emër të ish futbollistit Igli Tare, i cili pritet të merret i pandehur për pastrim parash në dy raste.
Për dosjen Balluku numri i të pandehurve pritet të jetë shumë i madh. Vetë SPAK në njoftimin e shkurtër paralajmëron se ditët në vijim do t’u komunikohen akuzat të gjithë personave të përfshirë në aferat e ish zv. Kryeministres, si ish vartësit e saj në Ministrinë e Infrastrukturës apo edhe biznesmenë që kanë përfituar në mënyrë të paligjshme tendera.
Njoftimi i plotë i SPAK
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka komunikuar sot, më 20.10.2026, të pandehurës Belinda Balluku akuzat përfundimtare për veprat penale të mëposhtme:
• “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë), parashikuar nga neni 258/2 e 25 i Kodit Penal.
• “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal.
• “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, i parashikuar nga neni 260 i Kodit Penal.
• “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehjen ose deklarimin e rremë të pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”, (dy herë), parashikuar nga neni 257/a, paragrafi i 2-të i Kodit Penal.
• “Pastrim i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale”, parashikuar neni 287, gërma “b” i Kodit Penal, e kryer në rrethana cilësuese “në bashkëpunim dhe më shumë se një herë”, sipas nenit 287/2 të Kodit Penal (për dy pasuri të paluajtshme).
Prokuroria e Posaçme po vijon veprime konkrete procedurale për t’i komunikuar akuzat edhe personave të përfshirë në të njëjtën çështje penale. Detaje të tjera do të bëhen të ditura në një moment të mëvonshëm", thuhet në njoftimin e SPAK.
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.
Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për standarde të dyfishta në raport me drejtësinë.
Referuar rastit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku, e cila u mor sot zyrtarisht e pandehur për ‘korrupsion’, ‘pastrim parash’, ‘fshehje pasurie’ dhe ‘shkelje të barazisë në tendera’, Bardhi shprehet se Rama kërkon që të mbajë në Kuvend zyrtarët e korruptuar dhe të burgosë të rinjtë që protestojnë.
Reagimi i Bardhit vjen po ashtu pasi kryeministri Rama propozoi uljen e moshës për dënimin penal. Ai thekson se Balluku vijon të jetë e lirë, ndërsa studentë dhe të rinj janë arrestuar pas protestave.
Sipas tij, kjo situatë përbën përmbysje të parimeve të drejtësisë dhe mungesë të barazisë përpara ligjit.
Në fund të reagimit, Bardhi kërkon lirimin e studentëve të arrestuar dhe prangosjen e Ballukut.
Reagimi i Bardhit:
Edi Rama propozon që të korruptuarit t’i mbajmë në Kuvend, ndërsa fëmijët t’i fusim në burg! Kjo është përmbysje e çdo vlere dhe e çdo parimi të drejtësisë. Çmenduria ka emër: Edi Rama!
Belinda Balluku është marrë sot e pandehur nga SPAK për 15 krime, ndër më të rëndat e parashikuara nga Kodi Penal.
Konkretisht:
* “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim (nëntë herë).
* “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
* “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”.
* “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive dhe i interesave privatë nga personat e zgjedhur dhe nëpunësit publikë, ose nga çdo person tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim” (dy herë).
* “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale” (në lidhje me dy pasuri të paluajtshme).
Por, ndërsa përballet me këto akuza, Belinda Balluku vazhdon të lëvizë e lirë. Nuk është në burg!
Ndërkohë, fëmijët, studentët dhe të rinjtë përfundojnë në burg sepse protestojnë dhe kërkojnë drejtësi. Sepse refuzojnë korrupsionin e qeverisë së Edi Ramës dhe kërkojnë llogaridhënie për veprimet e tij dhe të Belinda Ballukut.
Lironi studentët! Arrestoni Belinda Ballukun!
-
cila ishte vila e gonit te iglit apo nuk meret vesh
Përgjigju -
saligerdeci hajduti me i madh duhet te jet ne burg
Përgjigju -
Keto jane nga ato shashkat e fletushkat qe shperndan Spaku e prokuroret Berishista per te krijuar tymnaje,e per tu larguar vemendja nga hetimi qe nuk po ben per kriminelin Sali
Përgjigju -
Ne keto momente kaq te tensionuara mendoj qe Belinda duhet te jap dorheqjen si deputete ose nese nuk e ben,ti hiqet imuniteti nga parlamenti dhe drejtesia te bej punen e saj pa pasur imunitet politik parlamentar.Ndryshe ky do ishte nje motiv me shum per acarimin e situates ku ndodhemi
Përgjigju -
Para gjigand. Beji 10 ministra e ministresha ne burg se thone qe ofrohet skonto per paketen e burgimit.
Përgjigju -
ca duhet te ndodh me shume qe te bjere nga pushteti Edi rama ka ngel vetem me na vr@ nje per nje ne si popull dele
Përgjigju -
Urgjent kërkesa për arrestim në Kuvend! Me akuzën e korrupsionit le ta mbaj Rama nëse do, se me një këmbë në greminë është.
Përgjigju -
Rama duhet ta kishte dorzuar me pare kete e gysin
Përgjigju -
Bela, pjeshka e klaneve kriminale. Po akoma nuk u ngope duke u shkepur o bela?
Përgjigju -
rama beri reforma te thella ky esht risultati do sdo duhet be shtet te korruptuarit te kapen
Përgjigju-
Ishte inisjativa e Rames per te bere shtet dhe pa reformen ne drejtesi nuk krijohet shteti .Rama tani nuk duhet tu a lere ne dore amerikes dhe BE duhet te veproj qeveria , ti pushoje te gjith keta antishqiptar qe nuk zbatojne ligjin te viren perpara drejtesise .
-









Komente
Komento