Balta e këtij ishulli të vogël japonez mund të ndryshojë ekonominë globale

Balta e këtij ishulli të vogël japonez mund të ndryshojë ekonominë globale

Ishulli Minamitori

Një ishull i vogël në oqeanin Paqësor është vendi i një zbulimi që mund të ndryshojë rrënjësisht të ardhmen ekonomike të Japonisë. Por, për çfarë bëhet fjalë?

Thjesht për baltë! Një sasi kolosale balte e vlerësuar në rreth 16 milionë tonë në ishullin e vogël Minamitori. Brenda kësaj balte gjendet një depozitë thuajse e pafundme mineralesh të rralla.

Mineralet e rralla përmbajnë elementë të rrallë të tabelës periodike, që përdoren në pajisjet e teknologjisë së lartë, si telefona celularë, sisteme raketash, radarë dhe makina hibride njofton CNN.

Për shembull, itriumi, një nga më të njohurit mes mineraleve të rralla dhe që te balta japoneze gjendet me shumicë, përdoret për të prodhuar lente, superpërcjellës apo ekranë telefonash celularë.

Ishulli Minamitori është mbi 1.600 km larg Tokios, por është pjesë e kryeqytetit dhe gjendet brenda Zonës Ekonomike Japoneze, diçka që e bën baltën e çmuar pronë të Japonisë.

japoni.jpg" style="height:438px; width:780px" />
(Itriumi element i rrallë i tokës)

16 milionë tonët e baltës vlerësohet se përmbajnë 780 vite furnizim me itrium, 620 vite me europium, 420 vite me terbium dhe 730 vite disprosium. Me pak fjalë mund të furnizojnë botën thuajse përjetësisht.

Kjo është diçka e jashtëzakonshme, por vlera rritet tej mase duke parë ofertën dhe kërkesën aktuale për mineralet e rralla. Kina ka monopolin e mineraleve të rralla dhe kontrollon 95% të prodhimit global.

Me zbulimin e ri dhe pasi të nisë shfrytëzimin e tij, Japonia pritet të hidhet fuqishëm në skenën globale dhe nuk ka më nevojë që të presë Kinën të caktojnë çmimin dhe disponueshmërinë e mineraleve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin

Gaza/ foshnja e porsalindur vdes nga i ftohti natën e Krishtlindjes, ndërsa Izraeli dhe Hamasi debatojnë për armëpushimin