TIRANE-Niveli i kredisë me probleme (NPL) u ul në nivelin 22.5% në shkurt 2015, krahasur 22.8% që ishte në fund të vitit 2014, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar së fundi mbi bilancin e pagesave.
Sipas të dhënave nga institucioni qëndror bankar, niveli më i lartë rekord i huave të pakthyera në afat, prej 24.9%, arriti në tremujorin e tretë 2014, që prej fillimit të viteve 2000. Ndërkohë që pas ndërhyrjes së BSH-së, për aplikimin e proçesit të ristrukturimit të kredive me probleme, nga bankat tregtare, NPL zbriti me 2.1 pikë përqindjeje, në nivelin 22.8%, në tremujorin e fundit të 2014-s.
Sipas ndarjes strukturore, rënien më të lartë e shënuan huat nënstandarde (kategoria e parë e klasifikimit si problematike, deri në 180 ditë vonesë), me 1.6 pikë përqindjeje. Ndërsa huatë e humbura (ato që banka nuk ka shpresë t'i rikuperojë më) zunë 11.83% të totalit të huave, që në vlerë absolute, llogariten të jenë rreth 470 milionë euro. /ATSH/