Bankers Petrolium vizitohet nga ambasadori i Kinës në Shqipëri

Kryetari i Bashkisë Fier, Armando Subashi ka pritur ambasadorin e ri të Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Zhou Ding. Edhe pse ka vetëm pak ditë në këtë post, ambasadori, Ding ka pranuar me kënaqësi ftesën e Subashit për të vizituar Bashkinë Fier dhe për të konfirmuar marrëdhëniet e bashkëpunimit të ngritur deri më sot dhe për t’i çuar ato në një stad të ri. Fieri është bashkia e parë pas Tiranës që ambasadori Ding viziton dhe një nga bashkitë ku niveli i bashkëpunimit është më i lartë falë dhe vendodhjes së një prej

Ndalesa e parë në Fier e ambasadorit ishte  kompanis Bankers Petroleum ku vizitoi zyrat qendrore si dhe fushen naftembajtese te Patos-Marinzes, i shoqëruar nga Presidenti i kompanise, Xingyun Sun. Ambasadori vleresoi këtë investim kinez kaq të rëndësishëm dhe strategjik jo vetëm për rajonin e Fierit por për të gjithë vendin. Ndërkohë me Subashin diskutimet kanë qenë të gjata dhe në të njëjtën linjë, duke rikonfirmuar bashkëpunimet e nisura në rrugë diplomatike dhe ato të ngritura tashmë nëpërmjet lidhjes institucionale midis Bashkisë Fier dhe Bashkive: Lanzhou dhe Wuxi (Ushi) në Kinë. 

Momentet më të rëndësishme ku u përqendrua më shumë diskutimi dhe shtrimi i linjës së interesit të parashtruar nga Subashi dhe mbështetur fuqishëm edhe nga ambasadori Ding ishin nxitja e investimeve të kompanive kineze në fushën e turizmit, bujqësisë (kryesisht në prodhim, përpunim të plehrave kimike dhe rritjen e eksportit të prodhimeve bujqësore vendase) dhe shëndetësisë (në hapjen e institutit Konfuci të mësimit të gjuhës dhe teknikave të mjekësisë tradicionale kineze). 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren