Kuksianët pro dhe kundër mbajtjes së maskës, Qytetari: Po s’kanë lekë, ta bëjnë me kanatjere të vjetër

Kuksianët pro dhe kundër mbajtjes së maskës, Qytetari: Po s’kanë lekë, ta bëjnë me kanatjere të vjetër

Pamje nga Kukësi

Të enjten e 15 tetorit pritet të zbatohet vendimi i mbajtjes së maskave në të gjitha ambientet. Në qytetin e Kukësit një pjesë e mirë e qytetarëve pajtohen me ketë vendim. Ata shprehen se duhet mbajtur maska sepse është një mbrojtje vetjake për shkak të situatës.

"Duhet mbajtur, patjetër që duhet mbajtur dhe të mos thonë se nuk ka kush me ble se çdo familje e ka një kanatjere të vjetër me e bë një maskë me e mbajt. Duhet me e mbajt se s'bën. Po bëjnë dasma e mortje dhe pas 5 ditësh kur të shohësh nga 20-30 janë shtruar", thotë një banor.

"Kjo është diçka që bëhet për të mirën e gjysheve dhe gjyshërve, nënave tona. Kështu që unë këshilloj dhe besoj se do të zbatohet", thotë një banor tjetër.

Por jo të gjithë janë pro këtij vendimi. Ka disa të tjerë që në ambientet ku nuk ka shumë lëvizje nuk duhet mbajtur maska.

"Kur e shikon se nuk ke shumë lëvizje, nuk mendoj se duhet ta mbajmë, mund ta kontrollojmë vetë që të mos afrohemi. Se vetë i respektojmë ato që na thonë mjekët, të kesh një distancë dy metra edhe të ruhesh", thotë një banor.

Me uljen e temperaturave në stinën e vjeshtës qeveria shqiptare ka menduar edhe për masa të reja Anti-covid. Nga e enjtja e 15 tetorit 2020, vendosja e maskës do të bëhet e detyrueshme në çdo ambient. Gjobat do të zbatohen përmes faturës së energjisë elektrike

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Babushi: 12/10/2020 08:25

    Vete padishahu lartmadheria shkeqesia e tij thoshte nuk duhen maskat ne ambjnte te jashtme. Tani u dashkan. Po ne natyre ku ska njerez, po kur bejme vrap? Prandaj asnkush mos ta zbatoje rregullin ne rruge apo hapesira te tjera te jashtme. Nje rregull qe nuk zbatihet nga njerezit, nuk jane problem njerezit, por rregulli. Ky ska eksperte mjekesore, ky ka ca talebane dhe ne fakt ata dhe ky po na marrin ne qafe shendetin. Carlo publikoje komentin, pavaresisht se e ke mik padishahun dhe te ka dhene pronat publike, te cilat do ti dorezosh vete shume shpejt.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”

Franca dhe Gjermania arrijnë marrëveshje për “tanket e së ardhmes”