Mjeku ngre shqetësimin: Mos u ndjeni të mbrojtur apo supermenë vetëm se keni maskë (FOTO)

Mjeku ngre shqetësimin: Mos u ndjeni të mbrojtur apo supermenë vetëm se keni maskë (FOTO)

Ilir Alimehmeti

Përdorimi i maskave është një ndër problemet më të mëdha kur duhet të mbrohemi nga koronavirusi, pasi jo çdo material mbron.

Mjeku Ilir Alimehmeti ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, e cila shpjegon për çdo lloj maske, se sa përqind të mbron nga virusi. Ai gjithashtu bën thirrje që njerëzit të ruajnë distancën, pasi është kyçe, edhe pse mund të kesh vendosur maskë. Mjeku thotë se një pjesë e maskave të  bëra vetë nuk të mbrojnë fare nga virusi.

Postimi i Ilir Alimehmetit:

Që ta kemi të qartë!

Jo çdo maskë mbron!
Maska nuk është dordolec!

Përdorni maskën e duhur në momentin e duhur, ose lëreni fare atë muhabet!

(Shtesë vetëm për ata që fokusohen në detaje dhe jo në mesazhin e përgjithshëm)
Qëllimi i postimit është
Mos u ndjeni të mbrojtur apo supermenë vetëm se keni maskë, sidomos maska të tipit "bëje mirë, bëje vetë"!
Mbani distancën, se ajo është siguri 100%!
Maska nuk është siguri 100%!
Asnjë lloj maske!

DISTANCA ESHTE KYÇE

Maskat

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare