Një komitet për menaxhimin e parkut Kombëtar të Thethit është krijuar në këtë zonë turistike e cila do të dëgjojë banorët dhe bizneset e bujtinave për problematikat që ata kanë.
Banorët i kanë kërkuar Prefektit të Qarkut Shkodër Cesk Millja si Kryetar i këtij Komiteti të ketë në vëmendje cështjen e pronave.
Kjo cështje sipas tyre është e trashëguar dhe kjo ka bërë që ndaj tyre të ketë procedime penale vetëm se kanë guxuar të restaurojnë prona të cilat i kanë prej me shumë se 300 vitesh.
"Prona në ato pjesë ku nuk ka konflikte të shkojë aty ku ka qenë, është trashëgimi. Ne kemi pasur probleme me ligjin, me shtetin, me prokurorinë edhe për ndërtime që kanë 200 vjet për restaurime sepse s’mund ta presësh në një kasolle turistin. Sikur me qenë kryetarja e bashkisë sot këtu, unë dua të bëj një ndërtim si ma jep lejen ku nuk kam tapi toke? Nuk të jep ligjërisht.
Unë kam ardhur nga jashtë e kam bërë e çfarë bam investim, nuk i ka lyp asgjë shtetit, veç drita dhe rrugë"thanë banorët.
Prefekti premtoi që në takimin e parë me kryetarët e Bashkive do të trajtojë këtë cështje. Drejtori i Zonave të Mbrojtura në Shkodër Agim Dardha tha se ky Komitet është një mundësi reale për ngritjen dhe zgjidhjen e këtyre problematikave.
Thethi i cilësuar si mrekullia e alpeve shqiptare numëron një shifër prej 80 mijë turistësh në sezon por ku ende shumë shërbime si rrugë dhe energji vijojnë të jenë problematike.
/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
15.3%
-
Të gabuar
81.4%
-
Nuk e di
3.4%
Vota total: 4526
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
E përditshmja britanike 'Sunday Times': 10 vendet më të mira për t’u vizituar në Shqipëri
23 Dhjetor, 09:52
-
Australiani u zhduk në Theth, vëllai i tij kërkon ndihmë për gjetjen e 28-vjeçarit
25 Nëntor, 20:46
-
Ikën stuhia, Shkodra përfshihet nga dëbora, të gjitha rrugët të kalueshme (VIDEO)
23 Nëntor, 11:55
-
Turisti australian Cameron Twiss zhduket gjatë shëtitjes në Shqipëri! Humbi gjurmët në Valbonë rreth 6 javë më parë, i vëllai niset për ta kërkuar (FOTOT)
21 Nëntor, 17:08
-
'Erdhi' dimri, bora e parë në Pukë, Fushë-Arrëz, Librazhd dhe Shishtavec të Kukësit! Pamje nga zonat malore veshur me petkun e bardhë
15 Nëntor, 15:07
-
Blogu 'Rove.me': Ujëvara e Grunasit në Theth, vendi më romantik në Shqipëri
1 Nëntor, 07:32
-
Media gjermane 'Merkur.de': Alpet Shqiptare në krye të destinacioneve më interesante për t’u vizituar në 2025
27 Shtator, 09:10
-
Shkodër/ Motori del nga rruga në Theth, plagosen turisti spanjoll që e drejtonte dhe 24-vjeçari pasagjer
16 Shtator, 16:48
-
'The Independent': Zbuloni bukuritë e pakrahasueshme natyrore të Shqipërisë
28 Gusht, 15:00
-
Shkodër/ Zjarr në afërsi të fshatit Theth! Flakët favorizohen nga era, në ndihmë dhe 30 ushtarë për të ndaluar rrezikun për bujtinat (VIDEO)
15 Gusht, 15:15
-
Meta nuk i ndahet lumit të Shalës këto ditë të nxehta, teksa përshendet Haxhinaston dhe Bes Kallakun (VIDEO)
14 Korrik, 17:34
-
Reportazh/ 'Arratisje në Theth', aty ku gjen qindra turistë gjermanë e britanikë: E dashurojmë ecjen në Alpe dhe freskinë e Syrit të Kaltër
13 Korrik, 13:40
Si ka mundesi!!ju keni ba shtepia ne shkoder ku keni dashtur vet,ju qe sot po ankoheni i zaptuat tokat, nderrmarrjet institutconet dhe nuk pyet ken si kur te ishit ju pronare jo pronaret e vertete. Por faji ketu eshte Sali krimi Pjeter Arbnori,Ali Spahija,te dy keto spiuna te sigurimi,i di gjith shkodranet se kush i uli keto ne shkoder,dhe sot ankohen se nuk na lejojne te ndertojme po ke keni pyetur ndonjehere ju, ju keni bo ç'far keni dasht vete,mashtrusa.
Përgjigju