/ATSH/. - Mesfushori Xavi Hernandez pritet të largohet nga Barcelona në fundit të sezonit, edhe pse ka kontratë me klubin deri në verën e vitit 2016.
Dhe Xavi karrierën e tij pritet që ta vazhdojë në Katar, shkruan e përditshmja sportive madrilene, Marca. Sipas kësaj gazete, Xavi ka marrë një ofertë të majme nga një skuadër e këtij vendi, emri i të cilës nuk është bërë publik.
Nëse mesfushori spanjoll pranon ofertën e këtij klubi, do të përfitojë 6 milion euro në sezon, ndersa kohëzgjatja e kontratës do të jetë 3-vjeçare.
Por, Xavi e ka edhe një opsion tjeter, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku skuadra New York City është shumë e interesuar për të.