Këtë të dielë, kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi e nisi me sulme politike në rrjete sociale, përmes së cilave i tha kryeministrit Edi Rama se shqiptarët, sipas tij, po e refuzojnë si kryeministër
Nxitur nga protestat e përditshme që po ndodhin në Tiranë, të cilat PD po bën çmos t'i 'përvetësojë', Bardhi i bëri thirrje kreut të qeverisë që të largohet sa më parë.
“Sa më shumë qytetarë i bashkohen protestës, aq më shumë humbet durimin Edi Rama. Nga një kalbësirë korrupsioni si ai nuk pritet asgjë më shumë se fyerja e protestuesve që e refuzojnë si kryeministër. Fashist është ai që nuk pranon se qytetarët mendojnë ndryshe dhe shpik armiq të huaj pas çdo proteste. Hajvan është ai që kërkon organizatorë protestash në Teheran, ndërsa bashkëpunon me trafikantë ndërkombëtarë droge për pastrimin e parave në ndërtim dhe në hotelet turistike. Protesta është e vetmja dritë që ndriçon në këtë vend, të cilin Edi Rama e ka zhytur në korrupsionin më shkatërrues të 35 viteve të fundit. Prandaj, Edi Rama, më mirë shikohu në pasqyrë. Edhe hajvani që do të shohësh përballë, e kupton që është momenti të largohesh” shkroi Bardhi në rrjete sociale.
Komente









