TIRANË - Listës së barnave të rimbursueshme për vitin 2015 i janë shtuar edhe 29 barna të reja duke e çuar në 506 numrin total të barnave që mbulohen nga shteti.
Kjo listë është bërë e ditur nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave, masa e rimbursimit varion nga 50%-100%.
Në bazë të VKM-së, barnat për mjekimin e ulçerës peptike do të mbulohen nga shteti në masën 70% , antidiabetikët në masën 50%-80%-95%, për antianemikët 95% ndërsa për barnat në terapinë kardiake 50%-80%.
Vendimi përcakton se, reduktuesit e lipideve në gjak do të mbulohen në masën 50%, antibiotikët dhe barnat kimioterapeutike dermatologjike në masën 50%, antiinfektivët dhe antiseptikët gjinekologjikë në masën 70%, urologjikët në masën 70% etj.
Lista e barnave të rimbursueshme e vitit 2015, është një pjesë e rëndësishme e paketave të shërbimit që mbulon Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për popullatën. Lista e barnave të rimbursueshme ka si qëllim përmirësimin e cilësisë së shërbimit për të gjithë pacientët e në mënyrë të posaçme për shtresat në nevojë. Kjo listë barnash hyn në fuqi në 1 prill 2015. /ATSH/
/Shqiptarja.com