Presidenti i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso paralajmëroi sot presidentin rus, Vladimir Putin kundër vendosjes së barrierave të tjera tregtare në Ukrainë.
"Aplikimi i një dekreti të miratuar së fundi nga qeveria ruse dhe që propozon barriera të reja tregtare mes Rusisë dhe Ukrainës  do të binte në kundërshtim me marrëveshjen sipas të cilës Bashkimi Evropian ka pranuar të shtyjë zbatimin e marrëveshjes së shkëmbimit të lirë me Ukrainën", nënvizoi Barroso në një letër dërguar Putinit.

Kreu i ekzekutivit evropian iu përgjigj një letre dërguar më 17 shtator nga presidenti rus për të kërkuar një rishikim të marrëveshjes së asocimit mes Bashkimit Evropian dhe Ukrainës.

ATSH