Një ditë pas protestës së tetë kombëtare të opozitës dhe vendimit të presidentit Ilir Meta për të anuluar 30 qershorin, lideri demokrat Lulzim Basha shprehet se kjo u arrit falë vendosmërisë së shqiptarëve të lirë.

Basha thotë se beteja do të vazhdojë pasi pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin.

"Boll më me Shqipërinë që duan ata, tani është koha të luftojmë për Shqipërinë e të gjithë shqiptarëve! Ora e Shqipërisë si e gjithë Europa po troket dhe nuk ka forcë ta ndalë! Falë vendosmërisë tuaj të pathyeshme, falë bashkimit të zemrave dhe mendjeve të shqiptarëve të lirë, zgjedhjet farsë të 30 Qershorit u anulluan!

Beteja jonë do të vazhdojë deri në triumfin e standarteve dhe vlerave europiane. Pengesa e vetme për në Europë është sundimi i shtetit të bërë njësh me krimin, është qeveria e ardhur me votën e krimit, është kryeministri i Avdylajve. Largimi i Ramës është i panegociueshëm. Shqiperia Si Europa", shkruan Basha.