
Duke folur për shpalljen non grata të Sali Berishës, Basha tha se Escobar ka deklaruar se nëse drejtësia shqiptare i kërkon DASH-it, prova ata j të gatshëm t’i sjellin. Basha ngriti pyetjen se a është gati Berisha t’ia shtrojë këtë kërkesë drejtësisë shqiptare.
“Escobari e tha nuk është vendim politik. Është një vendim i marrë pas shumë vitesh punë që ka nisur në administratat e mëparshme.
I dërguari i SHBA tha se nëse drejtësia shqiptare kërkon prova ne jemi të gatshëm të japim prova. Zoti Berisha a është i gatshëm ti drejtojë drejtësisë shqiptare kërkesë për të marrë prova. Askush nga ju nuk i ngre këto pyetje. 99.9 % e shqiptarëve kanë qenë me mua dhe kërkonin që Tom Doshi të mos garonte se ishte non grata”, tha Basha në Open.
Lajmi kryesor:
Berisha 'non grata'/ Basha: Pse nuk ia kërkon provat institucioneve shqiptare, SHBA ka thënë se do t'i japë! Kërcënoi anëtarët e Këshillit Kombëtar, pse e bëri kur ka shumicën?!











