Basha apel të fortë qytetarëve: Grumbullime të tilla janë të rrezikshme, kështu përhapet virusi...Mos zhvlerësoni skrificat e bëra deri tani

TIRANË - Lideri demokrat Lulzim Basha ka bërë një reagim të ashpër për sjelljen e qytetarëve këtë të shtunë që janë dyndur në tregje duke shkelur me të dyja këmbët rregullat e mbrojtjes ndaj përhapjes së koronavirusit. 

Duke postuar një foto ng asituata sot në Tiranë, me grumbuj masivë qytetarësh ngjitur me njëri-tjetrin pa asnjë masë mbrojtëse, as doreza, as maska dhe as distancën ndërmjet tyre, kryedemokrati shkruan se kjo është mënyrë e sigurt për të përhapur virusin.Të tilla grumbullime zhvelrësojn çdo sakfrificë të bërë deri më tani, shkruan Basha në një postim në Facebook.

"Kjo nuk është aspak mirë! Kjo është shumë e rrezikshme!

Natyrisht që njerëzit duhet të blejnë gjërat e domosdoshme, duhet të marrin shërbimet esenciale, ju duhet të kryejnë disa pagesa, por grumbullime si këto janë të rrezikshme. Kjo është mënyrë e sigurtë për të përhapur virusin. Të tilla grumbullime zhvlerësojnë çdo sakrificë të bërë deri tani. 

Ndaj duhet një analizë objektive, bazuar mbi praktikat më efektive deri tani: Si mund të organizohet dhe zbatohet izolimi dhe distancimi sa më i disiplinuar dhe nga ana tjetër njerëzit të mund të marrin shërbimet jetike por duke shmangur çdo dalje të panevojshme, radhët e gjata dhe grumbullimet masive. 

Asgjë nuk është e lehtë. Por gjithçka duhet bërë që të shmangim dhe ngadalësojmë sa mundemi përhapjen e COVID 19. 

Të dashur qytetarë! Qëndroni në shtëpi! Duke respektuar distancimin social, izolojmë virusin. Kështu i japim shans vetes dhe të afërmve tanë ta kalojmë me sa më pak pasoja këtë gjendje dhe t’i rikthehemi sa më parë normalitetit!", shkruan Basha.

G.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • deti: 22/03/2020 11:24

    perparaaa te blejme qepe te njoma

    Përgjigju
  • Barci: 21/03/2020 11:53

    Nese shqiptaret nuk tregohen kokefort dhe sbatoin rregullat e vëra nga qeveria lufta fitohet nqs jo atëherë do ket pasoja si në itali

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral

Eduard Zaloshnja: Gjykata kushtetuese vs. realiteti elektoral