Basha bën analogji me rrëzimin e bustit të diktatorit: Të bashkojmë forcat për një komb të lirë dhe me dinjitet

TIRANË- Kreu i partisë Demokratike, Lulzim Basha në një fjalim që ka mbajtur nga Teatrit Kombëtar, i cilësuar nga kryedemokrati si simbol i qëndresës, ka bërë një analogji me 20 shkurtit të 1991, kur u rrëzua busti i diktatorit të Enver Hoxhës. Me një fjalim të mbushur me simbolika, Basha shprehet se kjo është ajo që duhet të bëjë sot populli, të fitojë lirinë nga "diktatura" e tanishme për të ecur në rrugën Europiane.   

"Të kërkojmë ndjesë dhe të pendohemi për mëkatet tona personale, kombëtare t'i kërkojmë Zotit të na japë forcë t'i tejkalojmë dhe së bashku me këtë provë të qëndresës ë vlerave të përqafojmë edhe ne atë fat që Perëndia na ka dhënë përpara syve dhe na ka rrënjosur në shpirtin tonë, të Shqipërisë si gjithë Europa, të artit, dinjitetit, të qëndresës. Në këtë natë të ftohtë të 20 shkurtit 2020, le të betohemi së bashku se shpirtat tanë, forca jonë do të jenë bashkë deri në realizimin e qëllimit më fisnik, që të sigurojë liri dhe dinjitet për fëmijët tanë dhe për Shqipërinë tonë", tha Basha nga Teatri.

Ai rrëfen se një natë më parë ka qenë pranë bustit të diktatorit, ngjarje që tregon se e mban mend shumë mirë, teksa përçon edhe mesazhe që lidhen me zhvillimet e tanishme politike. 

“Faleminderit për këtë mbrëmje të mrekullueshme. Faleminderit të rinjve për protestën e sotme. Faleminderit për atë çka shënoi 20 shkurtin. Ajo është vepra më e pastër dhe e kulluar të çdo shqiptari. Falënderimi i takon të gjithëve, të cilët ndezën shkëndijën e shpresës. Sot jemi mbledhur këtu për ta kujtuar atë. Qytetarët me të njëjtën pathos u vërsulën që t’i qëndrojnë krah studentëve. Nata e 19 shkurtit të 1991 ishte një natë shumë e ftohtë, të cilën e mbaj mend shumë mirë. Për rastësi u gjenda në pak çaste pranë shtatores së vetmuar të diktatorit të do të binte nesër. Si shumëkush, ishte një natë e mbushur me pasiguri. Pas lëvizjes së dhjetorit, për 2 muaj, natë pas nate, pasiguria po na rrethonte. A ka kombi një shpirt, a ka masa një shpirt? Po. Ka shpirtin e më të guximshmit prej nesh dhe më kurajozin prej nesh. Shpresën e vet e ndez për të gjithë Shqipërinë. Çfarë është kjo para se të cilës gjendemi sot, përveçse përmasa e papaguar e mëkatit tonë kombëtar. E mos reflektimit deri në fund për padrejtësitë që përjetuam. Për fatin që shkelen dhe përdhosën krenarinë e tjetrit. E mungesës së ndjesës së sinqertë të atyre që sakrifikuan”, tha Basha.

Këtë fjalim, Basha e mbajti në Teatrin Kombëtar në një aktivitet të zhvilluar me temë "29 vjet nga shembja e bustit të diktatorit, në konkursin për monumentin e kujtesës së heronjve të demokracisë, atëherë dhe sot" ku të pranishëm janë dhe ish-studentë të Dhjetorit, artistë dhe qytetarë,. Në 29-vjetori i rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha, ditën e sotme FRPD zhvilloi një protestë simbolike. Të mbledhur përpara godinës së qeverisë dhe me pankarta në duar ata lëshuan njëzëri thirrjen "Nga krimi, nga droga na iku Europa", ndërsa akuzuan kryeministrin Edi Rama se po mban peng të ardhmen e të rinjve në vend.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Po c'rruge Europiane o terrorist islamik ?: 20/02/2020 21:18

    KY O MASHTRUESI ME ODIOT NE BOTE PERSE S'ARRESTOHET KY KRIMINEL DHE HAJN I BUXHETIT TE SHTETIT !

    Përgjigju
  • Ha mund tju besoje Populli Juve !: 20/02/2020 20:59

    Pa turpesi me te madhe qe perdore dhe fjalen Zote .. TI je Ateist si Diktatori Hoxha .. Sa ne Holländer dhe sa ne Shqiperi duje u perpelitur,,deri sa te vije. SPAK ne deren e shtepise .. Duro..se Ajo dite do TI vije ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës

Protesta/ Militantët e Rithemelimit e PL hedhin molotovë në drejtim të Bashkisë së Tiranës