TIRANE- Ashtu sikurse njoftoi një ditë më parë, Partia Demokratike ka nisur sot ditën e dytë të zhivllimit të seancave dëgjimore me grupet e interesit për projektbuxhetin e vitit 2014 dhe paketën fiskale. Ditën e sotme, PD ka zhvilluar një tryezë të rrumbullakët me përfaqësues të biznesit të huaj në vend dhe të ambasadave, ndërsa në 2 ditët e ardhshme diskutimet do të zhvillohen me përfaqësues të agro-biznesit, dhe grupet e tjera të interesit.
Një ditë më parë, PD zhvilloi seancën dëgjimore për buxhetin 2014 dhe paketën fiskale me përfaqësues të biznesit shqiptar, të cilët ngritën shqetësimet e tyre.
Në fillim të takimit, kreu i Partisë Demokratike është ndalur tek shtyrja për në qershor 2014 marrjen e statusit të vendit kandidat në BE, një ditë më parë. Basha akuzoi qeverinë si përgjegjëse për këtë çështje, ndërsa kërkoi që t’i kthehet ligjshmërisë.
Në ditën e dytë të seancave dëgjimore me biznesin e huaj në vend, Basha tha se buxheti 2014 dhe paketa fiskale janë bërë në fshehtësi dhe në dëm të sipërmarrjes. Kreu i PD u shpreh se “një vendim i tillë rrezikon që të shkatërrojë marrëdhëniet e qeverisë me investitorët e huaj dhe të heqë vendin tonë nga harta e investimeve të huaja”.
Duke u shprehur se zëri i biznesmenëve të huaj dhe vendas duhet të dëgjohet, Kreu i PD, tha se taksa progresive dëmton klimën e biznesit dhe investimeve në vend.
“Për ne taksa e sheshtë në nivelin 10 % jovetëm e ka jutifikuar veten si masë për ritjen e investimeve dhe uljen e informalitetit. Kjo ka ndikuar në ruajtjen e ritmit të investimeve edhe në një kohë kur vendet europiane u prekën nga kriza.
Duam të përmirëosjmë kuadrin fiskal, i cili përmirëson klimën e biznesit, por ajo që shohim është e kundërta. Rritja e taksave do të jenë shkatërrimtarë jovetëm për ekonominë, por edhe për qindra të punësuar në këto biznese”, tha Basha.
ZENEL HOXHA: NA U PREMTUA SE DO DËGJOHESHIN PROPOZIMET TONA, NDODHI E KUNDËRTA
Qeveria e re i kishte mundësitë ta bëntë paketën më të mirë, dhe më atraktive, për ta bërë Shqipërinë konkurruese, por ndodhi e kundërta. Gjatë fushatës në takimet konsultative na u premtua se do të merreshin parasysh propozimet tona, por dje u tha e kundërta. Mendimet tona do dëgjohen, por nuk do merren për bazë. Ky është një vendim arbitrar. Ne kërkojmë që të përmirësohet paketa fiskale. Në progres raportin e KE shprehet qartë se qeveria e re nuk merr parasysh propozimet e grupeve të interesit. Shqetësimi ynë i sotëm përbën pengesë për integrimin, dhe duam që të ndryshoje situata dhe zëri ynë të dëgjohet”, tha Zenel Hoxha, nga Dhoma Britanike e tregtisë.
SHOQATAT E BIZNESIT: RRITJA E TAKSAVE NA DËMTON, DO ULEN INVESTIMET E HUAJA
“Kjo është një taskë e rritur për ivnestimet e huaja dhe ne jemi kudnër kësaj. Si pasojë investimet e huaja në 2014 do të vijë në uylje, dhe kjo është negative, dhe ne shpresojmë se do ketë ndryshime në taksime. Shpresojmë që të ngelen në 10 %. Ne jemi të ftuar të investojmë me një taske 10 % dhe diçka po ndryshon. Kushtet e biznesit po ndryshojnë, ne na duhet një sistem taksimi i qendrueshëm. Mos ndryshoj të paktën për 10 vjet”, tha përfaqësuesi i Shoqatës së bizneseve austriake në Shqipëri.
PRESIDENTI I FIA QORTON POLITIKËN SHQIPTARE: REDUKTONI POLEMIKAT, RRISNI ZËRIN E ANALIZËS
Presidenti i FIA-s tha politika shqiptare duhet të ndryshojë qëndrim, duke lënë mënjanë polemikat dhe të përpiqet për gjetjen e zgjidhjeve të duhura për të ecur në rrugën e duhur. Ndërsa më tej theksoi, se duhet të analzohet situata e viteve të kaluara dhe ajo aktuale, për të bërë ndryshime të favorshme për ekonominë e vendit
“Statusi kandidat për Shqipërinë u refuzua dhe ju jeni në politikë dhe duhet të angazhoheni që kjo të ndryshojë në të ardhmen. Bëni një analizë të mirë të situatës, dhe përpiquni të ndryshoni gabimet që mund të keni bërë. Duhet të keni mundësinë të thoni: ne e pranojmë këtë dhe do të ndryshojmë. Ju ftoj të reduktoni polemikat dhe të rrisni zërin e analizës. Jemi të lodhur duke dëgjuar për korrupsionin”, presidenti i FIA.
Në përgjigje, Basha tha se opozita ka pasur vullnet të qartë për të vendosur taksën e sheshtë, për të krijuar një klimë favorizuese për biznesin, ndërsa u shpreh se “qeveria aktuale nuk ka vullnet për konsultime”.
BASHA: PAKETA FISKALE DO T’I VËRË FLAKËN EKONOMISË SHQIPTARE
Sipas kreut të PD, Lulzim Basha, tha se paketa fiskale e prezantuar nga qeveria Rama-Meta jo vetëm dëmton ekonominë e vendit, por edhe interesin e sipërmarrësve të huaj për të investuar në Shqipëri.
“Kjo paketë fiskale do t’i vërë flakën shtëpisë sonë, pronës tonë të përbashkët që është ekonomia shqipatre. E gjithë energjia jonë është përqendruar që së bashku me grupet e interesit të bëjmë që arsyeja të triumfojë mbi dogmën, dhe këto diskutime të rihapen, jo se e kërkon opozita, por sepse kërkohen nga të gjitha grupet e interesit, nga kjo paketë asnjë kategori nuk përfiton. E sidomos për një skenar ku nuk garantohen vende pune, por shkatërrohen ato ekzistueset, nuk garantohen investime publike, por ndalohen ato që janë në vijim. Po kështu rritet edhe borxhi dhe defiçiti”, tha Basha.
BIZNESMENËT: ËSHTË ZVOGËLUAR BAZA E TATIMPAGUESVE
“Në vendin tonë është zvogëluar baza e tatimpaguesve. Dhe kjo ka krijaur një gropë të madhe. Ka filluar të ndodhë gjatë 5 viteve të fundit, dhe sado ta vësh bazën e tatimit është njësoj, sidomos kur nuk ke çfarë të paguash. Po nuk pati konsensus mes dy palëve, specialistëve të pushtetit lokal me specialistët e pushtetit qendror, nuk do ketë përmirësim gjatë 2014. Po nuk u shtri baza e tatimpaguesve, nuk do ketë ndryshim”, shprehen biznesmenët.
AFRIM KORBI: RRITJA E TAKSAVE NA DËMTON, UL INVESTIMET
“Duhet qe taksa të mos jetë e papërballueshmë për biznesin, pasi krijohen vështirësi. Unë si përfaqësues i biznesit tim, dhe të investimeve kanadeze në Shqipëri jemi kundër rritjes, madje jemi për një ulje të taksës, në mënyrë që të rritet numri i investitorëve dhe i taksapaguesve. Në rastin kur ne jemi në vështirësi dhe nuk jemi në gjendje të paguajmë taskat, rrezikojmë të mos shtojmë investimet. Të rishikohen disa pika të paketës”, tha Afrim Korbi, përfaqësues i dhomës së investitorëve kanadezë.
RULI: MOMENTI MË I PAPËRSHTATSHËM PËR TË RRITUR TAKSAT
Ish-ministri Genc Ruli ka vënë theksin në rëndësinë e mosrritjes së taksave, pasi kjo sipas tij jo vetëm që do të dëmtonte ekonominë e vendit, por edhe interesin e investitorëve të huaj për të investuar në Shqipëri.
Nënkryetari i Komisionit për Veprimtaritë Prodhuese, Genc Ruli, theksoi se duhet treguar kujdes për krijimin e një klime të mirë dhe favorizuese biznesi, dhe mos të dëmtohen imazhi i vendit.
“Sot ka një konkurrencë për politikat ekonomike, programet, dhe jo vetëm në Shqipëri. Mjegulla e një krizë të madhe financiare edhe nuk po largohet në botë. Është bërë një ndryshim i menjëhershëm dhe i pamenduar mirë sa i takon politikave fiskale dhe ekonomike në Shqipëri. Kjo nuk është e drejtë për konkurrencën. Do dëmtojë tërheqjen e investimeve të huaja. U tha me të drejtë që ne kemi deytrimin të reflektojmë mbi zhvillimet e deritanishme, dhe të gjëjmë pikat ku duhet të ketë ndryshime. Ne na shqetëson mënyra sesi përcillen këto ndryshime të biznesi. padyshim ai i huaj i ndjen këto, por edhe biznesi vendas.
Mungesa e burimeve të financimit të investimeve e vështirëson situatën. Sot është fragmentuar kapitalizimi, dhe ne nuk kemi mundësi. Ne i kemi bankat e shëndosha, por nuk japin kredi. Bizneset kanë ezauruar kolateralet. Është momenti më i pagjetur për të reaguar me këtë taksë sot. Në procedurat fiskale ne mund të kishim shumë hapësirë për të reformuar sistemin. Taksa e sheshtë nuk bëri mrekulli, por bëri shumë për të zhdukur informalitetin. Mund të kishim bërë edhe më shumë, reformë që në fakt kemi nguruar ta bëjmë. Por jo të rrisësh taksën. Si mund të rritet tatim fitimi kur bizneset nuk kanë çfarë të japin”, tha Ruli.
Duke u ndalur tek situata ekonomike e financiare në vend, Ruli u shpreh se rritja e nivelit të borxhit, rrezikon të çojë vendin drejt recesionit.
“Mendimi im si ekonomist është se do të kemi një rënie të rritjes. Kemi arritur në limitin e asaj që Shqipëria mund të ruajë ritmin e rritjes, në vitin e ardhshëm rrezikojmë një situatë recesioni. Po hyjmë në një spiral vicioz të borxhit dhe deficitit. Kali i betejës në luftën politike i PS ndaj nesh, është borxhi. Dhe tani ata rritn me 10 % borxhin. Borxhi shumë shpejt do bëjë që të ulet vlerësim ndaj nesh nga “Moody’s” dhe “Standard&Poor’s”, duke bërë që të mos jemi një vend tërheqës për investime”, theksoi Ruli.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com