Basha dështon edhe me objektivin më të thjeshtë: dorëheqjen e Gjiknurit

Basha dështon edhe me objektivin më të thjeshtë: dorëheqjen e Gjiknurit

Tanimë është e qartë se Partia Demokratike është përçarë në dy fraksione të brendshme: nga njera anë, Lulzim Basha, i cili ka vendosur të transformohet në pëllumb, dhe nga ana tjetër Sali Berisha, i cili mbetet skifteri. Basha e ka kuptuar, më në fund, se rruga e protestave në sheshe dhe e murit kundër murit me çdo kusht nuk i ka sjellë asnjë avantazh politik, dhe kështu ka vendosur të tërhiqet nga ai front, për të marrë rrugën e paqes dhe të dialogut. Një kthesë e papritur dhe radikale, pikërisht siç ishte edhe ajo e protestës, por të cilën një pjesë e zgjedhësve të tij rrezikon të mos ta kuptojë. I angazhuar në regjistrimin e spoteve plot buzëqeshje dhe optimizëm, sikur të ishte një kryeministër në fushatë elektorale e jo një lider i opozitës që ka përfunduar në cep, Basha duket se ka hequr krejtësisht dorë nga retorika e tij revolucionare, duke përfshirë këtu edhe disa kërkesa minimale, të cilat po i plotësoheshin, si për shembull dorëheqja e Damjan Gjiknurit nga komisioni i reformës elektorale.

Njeriu që kishte mbledhur një skuadër “çunash problematikë” për t’i dërguar në Dibër në mbrojtje të votës nga dhuna e Flamur Nokës dhe Agron Kuliçit, vazhdon të jetë në postin e tij për të drejtuar reformën elektorale. Dorëheqja e tij nga ai rol, tejet simbolik, deri pak javë më parë ishin një nga të paktat kërkesa të bëra nga opozita jo parlamentare, që kishte gjetur mbështetje edhe tek komuniteti ndërkombëtar. Një politikan i shkarkuar pas skandali te Unaza e re dhe implikuar në një dosje gjyqësore për shitblerjen e votave (mbi te cilat edhe Bundestagu dhe Bashkimi Europian kerkojnë një shqarim), nuk është figura e përshtatshme që të përfaqësojë partinë qeverisëse në një tryezë për reformën elektorale, e cila kërkohet pikërisht për të shmangur në të ardhmen shitblerjen e votave. Përgjegjësia gjyqësore, natyrisht, duhet të vlerësohet nga gjykata, por ajo politike është në dorë të partisë.

I ndërgjegjshëm se mban një post bezdisës për të gjithë, pak javë më parë Gjiknuri, ndonëse me vështirësi, njoftoi gatishmërinë e tij për të dhënë dorëheqjen: një mënyrë kjo, për të hequr nga duart e opozitës një armë shantazhi, si dhe për t’i dhënë një sinjal komunitetit ndërkombëtar. Por çuditërisht Basha, në vend që të këmbëngulte për dorëheqjen e kryetarit të komisionit që ishte gati, pushoi së përmenduri atë, kështu që edhe Damjan Gjiknuri vendosi të qendrojë në postin e tij: “Pse duhet ta bëja fakt të kryer, duke qenë se jam përfaqësues i një partie politike dhe ai është një komision bipartizan”, tha ai dje. “Nuk e kanë kusht dorëheqjen, ky është sebep. Dhe unë thashë: Nëse unë qenkam sebepi, jam gati të largohem. Por jo që unë të sakrifikohem për një interes të Partisë Demokratike, duke thënë ‘oreksi vjen duke ngrënë, të iki ky, të iki ai, të iki Rama…” 

Ishte e parashikueshme që, me “Rama ik”, Basha do të kishte humbur sfidën, por të dështosh edhe me “Gjiknuri ik”, ky është me të vërtetë kulmi.

xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Pyka: 26/10/2019 14:52

    Po ky pinoku i vogjël.dështak profesionist ka qënë!I keni dëgjuar shqiptarët kur kanë hall të madh për të zgjidhur-Ah të isha një herë minister ose k/minister-ky deshtaku ka qënë 1-minister transporti.2-minister i jashtem.3-minister i brendeshem.4 -kryetar bashkie ne Tiranè.Do të besohej,po te na tregonte një gjë të mire qe ka bërë!!!Dhe e bukura eshtë,po ti vini re me kujdes së fundmi,duan të gjithë te bëhen k/minister!Dhe do thoni ju pse:por kur e ben dhe Luli,pse mos ta bëj dhe unë!!!!Pinoku bëj të fala piktorit!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki